Mbushën dronin tokësor me eksploziv dhe e komanduan për të shkatërruar pozicionin e rusëve, ukrainasit publikojnë pamjet

Ushtarët ukrainas përdorën një dron kamikaz tokësor të ngarkuar me eksploziv për të shkatërruar një pozicion të forcave ruse.
Bëhet fjalë për ushtarët e batalionit të 2-të sulmues të Brigadës së 3-të, të Specializuar. Ndonëse nuk dihet se ku ka ndodhur ky mision, luftime të ashpra janë duke u zhvilluar në qytetin Bakhmut, transmeton Telegrafi.
Një faqe ukrainase publikoi pamjet e këtij misioni të ushtarëve ukrainas.
Ata e mbushën dronin me eksploziv pastaj filluan ta operonin atë nga distanca derisa mbërriti në pozicionin e caktuar. Për një moment, mund të shihet përmes telefonit të ushtarëve kur droni shpërthen duke shkatërruar pozicionin e rusëve. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
18/03/2023
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































