Secila shtatzënë do të bëjë çdo gjë për të nxitur zhvillimin e bebes së vet, mirëpo nga mosdija mbase mund t’i bëjë disa gjëra të cilat mund t’i bëjnë dëm fëmijës…
Po ju tregojnë dy gjëra të rëndësishme të papritura të cilat do të duhej t’i bëni nëse jenë shtatzënë, transmeton Telegrafi.
Mos prekni llogaritë fiskale
Letrat terminale të cilat përdoren në arkat fiskale, makinat e faksit dhe aparatet e ngjashme përmbajnë Bisfenol A (BPA), janë materie të rrezikshme të cilat lehtë absorbohen nëpërmjet lëkurës dhe çrregullojnë sistemin endokrin.
Sipas studimeve të ndryshme, ekspozimi i fetusit ndaj kësaj materie mund të çrregullojë zhvillimin e bebes, të rrezikojë zhvillimin e saj, si edhe të krijojë probleme në sjellje, por edhe të shkaktojë astmën dhe kancerin e gjirit në jetën në vazhdim.
BPA-ja gjithashtu ka të bëjë me rrezikun e dështimit të fetusit, ndërsa ekspertët e njohur BPA-në e konsiderojnë shkaktare edhe për shfaqjen e autizmit. Prandaj, nëse keni nevojë për ndonjë llogari të tillë, mos e kapni me dorë, por edhe nëse e keni bërë tashmë këtë gjë, luteni shitësin që t’jua vërë në çantë.
Llogaritë mos i ruani në kuletë. Patjetër lani duart pasi t’i keni pasur në dorë llogaritë dhe paratë, posaçërisht para ngrënies.
Fshini pluhurin me kujdes
Një studim ka identifikuar 35 ndotës në mostrat e testuara të pluhurit, duke përfshirë alkil fenolet të cilat lidhen me zhvillimin e ndryshueshëm seksual, pastaj bashkimet organokalaje për të cilat dyshohet që ndikojnë në zhvillimin e trurit, kimikalet e perfluorovuara, pesticidet dhe ftalatet.
Për këtë arsye, për të qenë të sigurta, eliminoni këto rreziqe – pastroni pluhurin me thithëse elektrike, ndërkaq mobiliet fshini me leckë prej mikrofibrave apo me leckë të lagësht dhe me kujdes ndërrojani filtrat thithëses së pluhurit. /Telegrafi/