LAJMI I FUNDIT:

Mbi 270 mijë aplikime për tërheqjen e 10% në Trust

Mbi 270 mijë aplikime për tërheqjen e 10% në Trust

Fondi i Kursimeve Pensionale në Kosovë, ka bërë të ditur se gjatë dy ditëve të kaluara, për tërheqjen e 10% të kursimeve kanë aplikuar 270.046 qytetarë.

Fillimi i këtij procesi më 11 dhjetor u shënua me disa probleme kryesisht për shkak të pamundësisë së qasjes së qytetarëve të uebfaqen e Trustit.

Por, më pas zyrtarët e këtij institucioni, i thanë Radios Evropa e Lirë se të dhënat e kontributpaguesve në Kosovë nuk janë cenuar.


Trusti publikon statistikat e aplikimeve të tërheqjes së 10 përqindëshit në dy ditët e para
Lexo po ashtu Trusti publikon statistikat e aplikimeve të tërheqjes së 10 përqindëshit në dy ditët e para

Në bazë të Ligjit për rimëkëmbje ekonomike, qytetarët do të kenë mundësi që të tërheqin vetëm 10 për qind të shumës së siguruar për kursime pensionale, që kanë fituar gjatë kohës sa kanë punuar, por edhe në bazë të vlerës së pagës që marrin.

Aplikimi online do të zgjasë katër muaj.

Të gjithë të punësuarit në Kosovë paguajnë 10 për qind kontribute pensionale nga paga e tyre: pesë për qind të shumës së përgjithshme të pagës e paguan punëdhënësi nga buxheti i tij, kurse pesë për qind paguhet nga paga e punëtorit.

Në trend Lajme

Më shumë
Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Lajme
Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Lajme
Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Lajme
Pacolli për Hotel Grand: 6.7 milionë eurot janë të miat, jo të shtetit – u grabitën sepse refuzova të paguaj ryshfet

Pacolli për Hotel Grand: 6.7 milionë eurot janë të miat, jo të shtetit – u grabitën sepse refuzova të paguaj ryshfet

Lajme
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
Qeveria e Kosovës merr vendim që t’i paguaj 6.74 milionë euro kompanisë së Behgjet Pacollit për ‘Hotel Grand’

Qeveria e Kosovës merr vendim që t’i paguaj 6.74 milionë euro kompanisë së Behgjet Pacollit për ‘Hotel Grand’

Lajme
Kalo në kategori