Një qytetar ka shprehur shqetësimin e tij lidhur me grumbullimin e mbeturinave në rrugën “Petriti” të fshatit Petrit, në komunën e Kamenicës.
Përmes platformës ndreqe.com, ai ka publikuar edhe pamje që pasqyrojnë gjendjen e papastërtisë në hapësirat publike, duke kërkuar reagim nga institucionet përkatëse.
“Mbeturina në rrugën ‘Petriti’ në fshatin Petrit, komuna e Kamenicës”, ka shkruar ai.
Qytetarët vazhdojnë të adresojnë ankesa për dëmtimet dhe mungesën e mirëmbajtjes së mjedisit, duke kërkuar ndërhyrje të menjëhershme nga autoritetet lokale.
Ndryshe, platforma ndreqe.com mbetet një kanal i rëndësishëm komunikimi mes qytetarëve dhe komunës për identifikimin dhe zgjidhjen e problemeve në hapësirat publike. /Telegrafi/