LAJMI I FUNDIT:

Matoshi: Vendimi për rritje të pagave ishte kolektiv

Matoshi: Vendimi për rritje të pagave ishte kolektiv

Ndaj vendimit të ministrit të Financave, Bedri Hamza që pagat e anëtarëve të kabinetit qeverisës të mos dalin me rritje, ka reaguar tashmë edhe zyra e kryeministrit.

Këshilltari për media i kryeministrit Haradinaj, Halil Matoshi ka thënë për lajmi.net se vendimi për rritje të pagave ka qenë kolektiv, dhe si rezultat kolektivisht duhet të procedohet më tutje.

Tutje Matoshi ka theksuar se askush s’mund të marrë vendime individuale , për diçka që është vendosur bashkërisht.


“Agjencioni Kundër Korrupsion ka dalë me një dhe qeveria e Kosovës e ka bë një përgjigje gjatë ditës dhe mediat kanë pas qasje. Ndërkaq vendimi për rritje të pagave është kolektiv dhe kolektivisht si do të procedohet më tutje”, ka thënë Matoshi.

“Bashkë qeveria duhet të vendos çka më tej”, thotë këshilltari i Haradinajt.

Matoshi thekson se nuk ka ndonjë konfirmim zyrtar për këtë vendim, por që sipas tij askush “s’mund të vendos individualisht, për një vendim kolektiv”.

“Me thanë të drejtën unë nuk e di, por s’mundet askush që të vendos për një vendim kolektiv, të vendos individualisht”, ka përfunduar Halil Matoshi.

Ndryshe burime brenda qeverisë kanë treguar se ministri, Bedri Hamza po refuzon që ta zbatojë vendimin për rritje të pagave, në mënyrë që kjo çështje të sqarohet ligjërisht.

Vendimi i Haradinajt për rritje të pagave është dërguar edhe në Gjykatën Kushtetuese.

Në trend Lajme

Më shumë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost

“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin

Lajme
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Drejtësi
Kalo në kategori