Formati i këtij sezoni të Ligës së Kampionëve do të shohë më shumë ndeshje që do të luhen midis skuadrave më të mira dhe të dobëta. Shorti tashmë është përfunduar me skuadrat që dinë se me kë do të përballen.
Tani, një matematikan me emrin Piotr Klimek ka përdorur disa algoritme për të parashikuar se cilat skuadra do të kalojnë në fazën e ‘playoff’-it.
Mos harroni se skuadrat do të renditen në play off me eliminim direkt në bazë të performancës së tyre në fazën e ligës. Kështu, do të ketë një konkurrencë të fortë për tetë vendet e para në renditje.
Ekipet e mëdha si Manchester City dhe kampionët në fuqi Real Madrid do të konkurrojnë ashpër ato tetë vendet e para.
Sipas matematikanit, City është skuadra që do të përfundojë në krye të fazës së ligës me një diferencë prej 24% nga ndjekësi i tyre, Real Madridi.
Skuadrat e tjera në top 8, bazuar në algoritmin e matematikanit do të përfshijnë klube si Bayern Munich, Inter, Atalanta, Arsenal, Borussia Dortmund dhe Barcelona.
Algoritmi i matematikanit zbuloi më tej se cilat skuadra do të plotësojnë 8 vendet e mbetura të ‘playoff’-it për të kaluar në raundin e ardhshëm.
Ato përfshijnë Bayer Leverkusen, Milan, Stuttgart, Liverpool, Atletico Madridi, RB Leipzig, Paris Saint-Germain, PSV Eindhoven, Aston Villa, Juventus, Girona, Bologna, Sporting Lisbona, Monaco, Benfica dhe Celtic.
Nga klubet e njohura që pritet të eliminohen janë Lille, Feyenoord, RB Salzbug, Dinamo Zagreb dhe Shakhtar Donetsk.
Hidhini një sy parashikimit të algoritmit të matematikanit dhe jepni komentet e juaja. /Telegrafi/