United u turpërua në Old Trafford nga Liverpooli, me dy gola të Steven Gerrard të shënuara nga penaltia (dhe një tjetër penalti të tretë të humbur), dhe nga një gol i tretë i shënuar nga Luis Suarez.

“Stuhia do të kalojë dhe dielli do të dalë sërish. Unë nuk kam dyshime. Përveç kësaj, askush nuk ka thënë se do të jetë e lehtë, kështu është futbolli”.


“Kur ju duhet të tregoni krenarinë dhe profesionalizmin deri në fund, ju kaloni momente fantastike, por edhe kohë të vështira. Dhe kur e gjithë kjo të kalojë, jam i sigurt se do të jem një futbollist edhe më i pjekur”.

“Më duhet të them se java jonë në fushën stërvitore ka qenë e mirë dhe ne kishim shumë shpresa para këtij derbi”, ka shkruar Mata në blogun e tij Grada360. /Telegrafi/ 

telegrafi sport app