LAJMI I FUNDIT:

MASHTI fillon punën rreth organizimit të procesit të mësimit online

MASHTI fillon punën rreth organizimit të procesit të mësimit online

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI), ka njoftuar se për shkak të situatës së krijuar si rezultat i pandemisë COVID – 19, ka filluar menjëherë punën rreth organizimit të procesit të mësimit në distancë (mësimi online).

MASHTI bën të ditur se kanë gjetur mbështetje të konsiderueshme për jetësimin e iniciativës për krijimin e platformës për mësimin online në Kosovë.

“Në këtë kuadër, kemi gjetur mbështetje të konsiderueshme nga shumë operatorë ekonomikë nga fusha e ICT-së, medieve dhe ofruesve të shërbimeve arsimore, të cilët kanë ofruar kapacitetet e tyre infrastrukturore dhe ekspertizën profesionale për ta mbështetur MAShTI-n në jetësimin e iniciativës për krijimin e platformës për mësimin online në Kosovë”, thuhet në njoftim.


MASHTI thekson se platforma e mësimit në distancë (online), do të jetë në dispozicion për të gjithë nxënësit e institucioneve publike dhe atyre private, pa dallim.

“MAShTI është në kontakt të vazhdueshëm me transmetuesin publik, Radio Televizionin e Kosovës, të cilët kanë shprehur gatishmëri për të transmetuar mësimin online në kanalet e tyre. Po ashtu, MAShTI është duke komunikuar me ofruesit e shërbimeve të internetit në mënyrë që edhe familjeve me fëmijë që nuk kanë qasje në internet t’iu ofrohet shërbimi online pa pagesë, në mënyrë që t’iu mundësohet pjesëmarrja në mësimin nga distanca”, vijon njoftimi.

Lidhur me shkollat private, të cilat veçse janë duke ofruar shërbimin e mësimit online për nxënësit e tyre, MAShTI sqaron se këto shkolla kanë të drejtë të ofrojnë shërbime edukative të digjitalizuara në mënyrë vetanake, gjithnjë duke pas parasysh se mësimi zhvillohet në përputhje me plan-programin mësimor të aprovuar nga MAShTI. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Lajme
Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Politikë
Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Politikë
Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Lajme
“‘Non grata e SHBA-së për Berishën ka rënë”, Harxhi: Pritet vetëm një akt administrativ

“‘Non grata e SHBA-së për Berishën ka rënë”, Harxhi: Pritet vetëm një akt administrativ

Lajme
Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

Lajme
Kalo në kategori