MASH demanton deklaratën e Aleancës për Shqiptarët për dëftesat vetëm në gjuhën maqedone

Aleanca për Shqiptarët akuzon se dëftesat në ditarin elektronik plotësohen vetëm në gjuhën maqedonase e jo edhe në shqip.
Shtojnë se kjo është diskriminuese dhe degraduese për arsimtarët shqiptarë, të cilët pastaj detyrohen që të kërkojnë para nga nxënësit ose të paguajnë vetëm për plotësim dëftesash.
“Deri sa ishte ministre znj.Carovska kjo edhe mund të kuptohej, por kur ministri dhe zv/ministri janë shqiptarë, kjo s’do asnjë koment më tepër. Nëse ankoheni se nuk keni ekspertë nga lëmi i IT ose përkthyes, si gjithmonë do të ju ndihmojmë më ekspertët tanë, por pranoni se nuk jeni të aftë të menaxhoni dhe ta implementoni gjuhën shqipe si gjuhë zyrtare”, tha Naim Bajrami, zëdhënës i ASh-së.
Akuzat i hedh poshtë Ministria e Arsimit dhe Shkencës.
Në televizionin 21, ata kanë dërguar fotografi të cilat sipas tyre dëshmojnë se ekziston edhe opsioni në gjuhën shqipe.
“Për herë të parë pas shumë vitesh, ditari elektronik punon pa vonesa. Dje janë regjistruar 731.000 nota në ditar, që është rekord. Po ashtu, dëftesa gjenerohet në mënyrë automatike, në gjuhën e zgjedhur, pra edhe në gjuhën shqipe. Nga shtatori, do të vijojnë risi të tjera ku si rezultat, të dhënat nëpër shkolla do të ruhen vetëm në forme elektronike, do të ketë edhe shumë shërbime tjera shkollore të cilat do të jenë elektronike, transparente dhe të shpejta”, thonë nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës.
Për ndihmën e ofruar nga Aleanca për Shqiptarët për t’ju dërguar ekspertë të IT-së ministrisë së Arsimit, nga ky dikaster u përgjigjën se nuk kanë nevojë.
Theksuan se përgjigjja për akuzat e ASh-së është dërguar pikërisht nga këshilltari i posaçëm i ministrit për politika arsimore, Dr.Shpetim Latifi, inxhinier i IT-së.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

Rohde ndjek me vëmendje zgjedhjet e Gjermanisë: Natë e gjatë e intensive sonte

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë