Këngëtarja amerikane, Mariah Carey, është hapur me audiencën sa i përket traumave gjatë fëmijërisë.

Ajo ka treguar se si motra e saj më e vjetër ka tentuar që ta shes atë, e më pas thotë se edhe e ka droguar, shkruan Daily Mail.


“Kur isha 12 vjeçare, motra ime më e vjetër më ka droguar dhe më ka ofruar kokainë, dhe ka tentuar më të shiste si prostitutë”, është shprehur.

33590770 8770375 image a 56 1600982891968

Ajo ndër tjera për intervistën me Ophrah Winfrey ka treguar se ajo nuk është rritur së bashku me pjesëtarët e tjerë të familjes

Ndërkaq, Carey mes tjerash shtoi: “Familjarët e mi gjithmonë kanë menduar se jeta ime ishte e lehtë, ndërsa kishin shikuar të bëhen të pasur në krahun tim”.

33590764 8770375 image a 59 1600982907072

Në po të njëjtën intervistë ajo ka bërë të ditur po ashtu se albumi i radhës “The Ratities” do të lansohet me datë dy tetor. /Telegrafi/

33603052 8771379 image m 7 1601010494279