LAJMI I FUNDIT:

Maqedonia do të blejë 31 aparate për frymëmarrje me çmim prej 25.000 eurove

Maqedonia do të blejë 31 aparate për frymëmarrje me çmim prej 25.000 eurove

Dy nga nëntë ndërmarrjet e regjistruara kanë përmbushur kërkesat e thirrjes publike për blerjen e aparateve për frymëmarrje. Do të blihen 31 aparate për frymëmarrje, 26 nga Koreja e Jugut kurse pesë nga Gjermania. Kostoja e një aparati për frymëmarrje është rreth 25,000 euro.

Vendimi për zgjedhjen e kompanive tashmë është publikuar në ueb faqen e Ministrisë së Shëndetësisë.

Njëra firmë do të sigurojë 26 aparate për frymëmarrje nga Koreja e Jugut prej të cilave gjashtë duhet të arrijnë brenda 10 ditëve kurse 20 aparatet e tjerë duhet të arrijnë brenda 30 ditëve nga nënshkrimi i kontratës. Aparatet janë nga prodhuesi “Mek-Ics” nga Korea, dhe çmimi i një respiratori pa TVSH është 1 527 600 denarë (rreth 24 800 euro).


Përmes kompanisë së dytë duhet do realizohet furnizimi me pesë aparate të cilët do të duhet të dorëzohen brenda 30 ditëve. Aparatët e kompanisë së dytë janë prodhim gjerman i kompanisë “Dreger”. Çmimi i këtyre aparateve për frymëmarrje është më i lartë për 9,900 denarë në krahasim me aparatët nga Koreja, respektivisht 1.337.500 denarë pa TVSH (rreth 25,000 euro).

Për përfundimin e procedurës së blerjes njoftoi gjatë ditës së sotme njoftoi edhe ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe.

“Me këtë, ne do të rrisim ndjeshëm kapacitetin e aparateve të frymëmarrjes në vend, kryesisht në institucionet e parashikuara për trajtimin e pacientëve me virusin Covid-19”, tha Filipçe.

Qeveria më parë anuloi tenderin e parë për furnizim me respiratorë për frymëmarrje me arsyetim se asnjë kompani nuk i plotësonte kushtet për furnizim.

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
“Edhe po të vritem, nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzojë t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

“Edhe po të vritem, nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzojë t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

Drejtësi
Nga KQZ thonë se numërimi i fletëvotimeve nis pas skanimit të listës së votuesve

Nga KQZ thonë se numërimi i fletëvotimeve nis pas skanimit të listës së votuesve

Lajme
Austria lehtëson procedurat e konvertimit të patentë-shoferëve të Kosovës, nga 1 marsi nuk do të ketë provim praktik të vozitjes

Austria lehtëson procedurat e konvertimit të patentë-shoferëve të Kosovës, nga 1 marsi nuk do të ketë provim praktik të vozitjes

Lajme
​Ku mbesin votat e partive që nuk e kaluan pragun?

​Ku mbesin votat e partive që nuk e kaluan pragun?

Lajme
Plagosja në Klinë, Prokuroria kërkon paraburgim për dy të arrestuarit

Plagosja në Klinë, Prokuroria kërkon paraburgim për dy të arrestuarit

Kronika e Zezë
Kalo në kategori