LAJMI I FUNDIT:

Maqedonia përgatit dokumentet për ekstradimin e Nikolla Gruevskit

Maqedonia përgatit dokumentet për ekstradimin e Nikolla Gruevskit

Maqedonia do të kërkojë ta ekstradojë ish-kryeministrin Gruevski. Po përgatiten procedurat për ekstradimin e Gruevskit pas ikjes së tij në shtetin hungarez.

Mbrëmë nga Ministria e Drejtësisë informuan se deri tek ato ka arritur njoftim nga Ministria e Punëve të Brendshme, ku tregohet qartë se ish-kryeministri Nikolla Gruevski ndodhet në Hungari, përcjell Telegraf Maqedoni.

Nga Ministria e Drejtësisë thonë se janë marrë masat e duhura për përgatitjen e dokumentacionit të plotë dhe do të kërkojnë ekstradimin e Nikolla Gruevskit nga Hungaria.


Për ekstradim nevojiten nga Gjyqi vendim i plotfuqishëm si dhe pjesë nga Kodi Penal ku përshkruhet vepra për të cilën akuzohet i kërkuari.

Veprimi i Nikolla Gruevskit për arratisje është kritikuar nga qeveria, por edhe partia e tij. Nga OBRM-PDUKM dje thanë se arratisje nuk është opsion dhe se nuk arsyetojnë ikjen e ish-kryeministrit.

Kryeministri Zoran Zaev dje në një konferencë për shtyp u shpreh optimist se do të ketë bashkëpunim bilateral me shtetin hungarez./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Politikë
Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Politikë
Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Politikë
Masat e BE-së e penguan zhvillimin e Kosovës, por jo Kurtin

Masat e BE-së e penguan zhvillimin e Kosovës, por jo Kurtin

Lajme

"Nuk ka logjikë", Gjini: Nuk besoj që Limaj do të shkojë në koalicion me Kurtin

Lajme
Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Lajme
Kalo në kategori