Pavarësisht rritjes së vazhdueshme të normave të interesit kreditë mbeten opsioni më i kërkuar për çdo familje, për të blerë një banesë, ose për të përmbushur nevoja të ndryshme konsumatore. Për rrjedhojë mesatarisht çdo qytetar i Maqedonisë është në borxh me 1.700 euro me bankat.
Kjo është mesatarja e llogaritur, nëse i referohemi të dhënave të fundvitit të Bankës Popullore (muaji dhjetor) lidhur me kreditë e marra, që në total shkojnë mbi 3.2 miliardë euro. Bëhet fjalë për kreditë konsumatore dhe për banesa, ku shumica janë kredi konsumatore, në vlerë prej 112 milionë denarë (ose 1.8 milion euro), si edhe dhe kreditë e marra për blerjen e apartamenteve të banimit në vlerë prej 79.5 milionë denarë (ose rreth 1.3 milionë euro).
Sipas të dhënave të CEIC Data borxhi i familjeve të Maqedonisë së Veriut u rrit në fillim të këtij viti, duke arritur në 3.8 miliardë dollarë (në janar 2023), krahasuar me numrin e raportuar prej 3.7 miliardë dollarësh në muajin e kaluar.
Vitin e kaluar kreditë për banesa u rritën me 12.7 për qind dhe me 1.2 për qind në muajin dhjetor. Po ashtu edhe kredia konsumatore u rrit me 6.3 për qind vitin e kaluar dhe me 0.7 për qind në dhjetor. Por krahasuar me vendet e rajonit Maqedonia ka një mesatare më të ulët, sesa vendet e tjera, sa u takon dy kategoritë e borxhit që merren nga bankat komerciale. Për shembull totali i kredive në Shqipëri në fillim të vitit 2023 arriti në 6,6 miliardë euro që do të thotë se çdo qytetar është në borxh me një mesatare prej 2.357 euro.
Edhe në Kosovë, të dhënat për kreditimin total dhe për kreditimin e qytetarëve për konsum të përgjithshëm tregojnë se 653.634 qytetarë kanë kredi në banka me një total mbi pesë miliardë euro, që do të thotë se çdo qytetar i Kosovës është në borxh mesatarisht 2.659 euro. Mali i Zi po ashtu është një vendet e rajonit me borxh mesatar të lartë, 2.500 euro për çdo qytetar. Në këtë vend 150 mijë qytetarë janë në borxh me bankat në një shumë që arrin 1.5 miliard. euro. Ato përbëjnë 43.36 për qind të totalit të kredive në Mal të Zi, të cilat arrijnë në 3.4 miliardë euro.
Ndërsa në Serbi çdo qytetar llogaritet të ketë marrë mesatarisht 1.800 euro borxh. Sipas këtyre të dhënave, qytetarët e Serbisë kanë marrë hua nga bankat 12 miliardë euro, kurse ekonomia rreth 16 miliardë euro. Rritja më e madhe është te kreditë në para të gatshme, që përbëjnë 46.6 për qind të totalit të kredive.
Më pak janë në borxhe qytetarët e Bosnjës dhe Hercegovinës, të cilët u detyrohen bankave mesatarisht me nga 1.500 euro. Më shumë se gjysmë milioni qytetarë të BeH përdorin minusin e lejuar, ndërsa depozitat e tyre në banka arrijnë në 7 miliardë euro, nga të cilat 5 miliardë euro përdoren si kredi./Koha/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri