Maqedonia e Veriut u bë anëtare e plotfuqishme e Unionit për Mesdheun

Në kuadër të Forumit Rajonal të Unionit për Mesdheun, i cili po mbahet në Barcelonë, Ministrat e Punëve të Jashtme të 42 vendeve anëtare njëzëri e sollën vendimin për anëtarësimin e plotë të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Unionin për Mesdheun – organizatë që i përfshin të gjitha vendet anëtare të BE-së, si dhe vendet mesdhetare që nuk janë pjesë e BE-së.
Gjatë fjalimit të tij, në ceremoninë e anëtarësimit, Ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, falënderoi për njohjen e interesit real të Maqedonisë së Veriut që të bashkohet në Unionin për Mesdheun, si dhe për besimin e dhënë.
“Pjesëmarrja jonë në Unionin për Mesdheun, si platformë për bashkëpunim dhe dialog rajonal do të na mundësojë, si vend me negociata të filluara për anëtarësim në BE, rrjetëzim më të ngushtë dhe integrim të Maqedonisë së Veriut në strukturat evropiane që mbulojnë zonën e Mesdheut dhe interaksion më të ngushtë me vendet e Bashkimit Evropian dhe rreth pesëmbëdhjetë shtetet nga Mesdheu Jugor dhe Lindor”, tha Osmani.
Osmani, mes tjerash, theksoi se Maqedonia e Veriut, me traditën e saj të dialogut ndëretnik, kohezionit dhe zgjidhjes paqësore të kontesteve bilaterale, kontribuon në stabilitetin e Evropës Juglindore, duke promovuar vlerat evropiane, marrëdhëniet e mira ndër-fqinjësore, bashkëpunimin rajonal dhe kulturën e dialogut. Si e tillë, sot duke u kyçur në punën e organizatës, Maqedonia e Veriut do të përpiqet të kontribuojë në promovimin e rritjes së punësimit, kohezionit rajonal dhe integrimit socio-ekonomik, duke shtuar vlerë në marrëdhëniet e përgjithshme në rajonin euro-mesdhetar.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Rohde ndjek me vëmendje zgjedhjet e Gjermanisë: Natë e gjatë e intensive sonte

Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Nënshkruhen dy marrëveshje Shqipëri-Emiratet e Bashkuara

Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

OSBE reagon pas mbylljes së Qendrave serbe në veri: Dëmton çasjen në shërbime për komunitetet jo shumicë

Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë