Maqedoni, vërtetohet protokolli për organizimin e dasmave në kushte të krizës së koronës
Për organizim të dasmave në kushte të koronakrizës në biseda me operatorët ekonomikë, do të përcaktohen kriteret
për shpërndarjen e tavolinave dhe distanca që duhet të mbahet. Do të ketë protokoll të përgjithshëm që do të modifikohej në varësi të specifikës së objektit.
Komisioni për sëmundje infektive tashmë po përgatit protokollet për mbajtjen e kurseve dhe edukimin në ambiente të mbyllura, transportin publik, shkollat dhe kopshtet, si dhe për operatorët ekonomikë, ndërsa siç paralajmëroi sot ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, me punë intensive në dy javët e ardhshme deri nga mesi i majit, të gjitha segmentet e funksionimit të mëtutjeshëm do të finalizohen dhe publikohen në mënyrë që të mbrohet shëndeti publik.
Të gjitha protokollet do të ndahen me odat ekonomike, të cilat do t’i paraqesin para operatorëve ekonomikë.
Në pyetjen e gazetarëve se si do të organizoheshin dasmat dhe festimet familjare, ministri tha se edhe për këtë do të ketë kritere të caktuara për mënyrën e shpërndarjes së tavolinave dhe si do të duhej të mbahej distanca.
“Do të tregohet se si operatorët ekonomikë duhet t’u përmbahen këtyre masave dhe natyrisht nëse do t’i pranojnë ato ose do të kenë edhe ata sugjerime të tyre. Për shkak se edhe kjo është e rëndësishme, një protokoll i përgjithshëm sigurisht që do të duhet të modifikohet në pajtim me specifikën e objektit ose institucionit”, shpjegoi Filipçe.
Ministri tha se është ende herët dhe se nga mesi i majit ata do të kenë formuar plotësisht konceptin për secilin segment të funksionimit.
“Është normale që me këto masa kufizuese që i sjellim me qëllim të të mbrojtjes së shëndetit, ka presion të madh të përditshëm nga ana e shumë aspekteve sociale dhe ekonomike dhe kjo është diçka që pritet”, përfundoi Filipçe.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMoti për pesë ditët e ardhshme
Ushtarët e Kosovës trajnohen për gjuajtje me HAR-66
Shkatërrohet një grup kriminal ndërkombëtar i përfshirë në falsifikimin e parave në Maqedoninë e Veriut
Vetaksident në Pejë, vdes shoferi i automjetit
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime
Tragjedia në Jabllanicë, tre fëmijët varrosen sot - kërkohet hetim i plotë për shkaqet e shembjes së objektit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gerta flet pas incidentit: Nuk kam për qëllim të dëmtoj sytë e Gjestit
Gerta Gixhari e lëndon Gjestin? I hedh alkool në sy
‘Trazira’ në Big Brother VIP Albania - pas lëndimit të Gjestit shpërthejnë debatet në shtëpi
Babai i Haalandit thumbon keq Arsenalin pas turpërimit që i shkaktuan Man Cityt
A është ende e sigurt të fluturosh me aeroplan? Ekspertët e aviacionit japin 'verdiktin e tyre' pas incidentit në Uashington
Musk: USAID është një organizatë kriminale – është koha që të shuhet