Maqedoni: Pushteti dhe opozita me qëndrime të ndryshme për rritjen e akcizës së derivateve të naftës

Qeveria e rriti çmimin e akcizës së derivateve të naftës për tre denarë si masë për menaxhim me krizën e shkaktuar nga virusi korona. Mjetet nga rritja e akcizës do të shkojnë në Fondin për Menaxhim me virusin korona për financimin e masave për mbështetje të ekonomisë dhe masave të drejtuara kah qytetarët.
Nga Qeveria dje sqaruan se dekreti i tillë është sjellë që të zbuten pasojat ekonomike nga shpenzimet rritura për menaxhim me virusin korona dhe për sigurimin e mjeteve për servisim të rregullt të nevojave buxhetore.
Zëdhënësi i Qeverisë, Muhamet Hoxha në konferencën për media theksoi se rritja e vlerës së akcizës nuk do të shkaktojë implikime financiare shtesë për kompanitë dhe për popullatën.
“Duke pasur parasysh se kemi rënie të çmimit të naftës prej rreth 20 denarë në periudhën prej 1 janarit deri më 6 prill të këtij viti kemi kushte për të ndërmarrë një masë të tillë, gjegjësisht rritjen e akcizës së derivateve të naftës si masë antikrize në luftën kundër virusit korona”, tha Hoxha.
Rritja e akcizës së naftës, siç theksuan nga Qeveria, është sjellë pas konsultimeve paraprake me ekspertë të të gjitha palëve të prekura.
Për opozitën, rritja e tillë e akcizës është grabitje e pastër e qytetarëve. Kjo, vlerësuan dje nga opozita, është mënyrë se si Qeveria do të marrë para nga qytetarët që ta mbulojë vrimën financiare që është bërë në Buxhet.
“Çmimin e ulët të naftës në bursat botërore, pushteti i LSDM-së e përdor për sigurimin e fitimeve të mëdha të individëve në dëm të popullatës së varfër”, tha në konferencën për media nënkryetari i OBRM-PDUKM-së, Vllado Misajllovski.
Kompania “Makpetrol, e cila udhëheq me derivatet e naftës përmes një kumtese shprehu mbështetje për vendimin e Qeverisë, por prej atje kërkuan sqarim që tregojnë analizat për propozimin për rritjen dhe barazimin e akcizës së vajit ekstra të lehtë dhe dizelit.
Efektet nga propozimi i tillë, sipas Qeverisë, do të ishin gati se kurrfarë.
“Vaji ekstra i lehtë është i dedikuar vetëm për përdorim të kufizuar dhe ligjërisht është e ndaluar për shitje prej 15 prillit, efekte nga masa e tillë do të ishte gati se kurrfarë”, tha zëdhënësi qeveritar në konferencën e djeshme për media.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

E përmendi kryeministrin disa herë gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, këshilltari i Kurtit i reagon Brnabiqit

Dyshime për manipulime në votimin e diasporës: Vetëvendosje kërkon hetim të plotë

Dauti Komerc: “Ujë Rugove” i plotëson kërkesat për siguri të ujërave mineral

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

Krahasimi i votimit jashtë vendit: Vetëvendosje në rënie, LDK me rritjen më të madhe

SPAK heton organizatën kriminale që 'skllavëroi' 24 të rinj ukrainas në Vlorë

Personi që grisi Kuranin në Prizren ka të kaluar kriminale për “Vrasje” e vepra tjera penale

Këto janë votat e LDK-së në tetë komunat që udhëheq në nivel lokal

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës