LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni me model jofunksional për punën e Universiteteve

Maqedoni me model jofunksional për punën e Universiteteve

Pritet të përfundojë së shpejti periudha kur universitetet sigurojnë buxhete, duke u mbështetur kryesisht në numrin e studentëve.

Ata duhet të përgatiten që të përfitojnë para jo vetëm mbi bazën e kualitetit, por edhe të cilësisë akademike, respektivisht sipas parametrave që masin performancën akademike të institucioneve të arsimit të lartë. Forma e deritanishme e financimit të universiteteve publike në Maqedoni favorizon universitete e mëdha, respektivisht ata që regjistrojnë më shumë studentë, kurse është shumë pak e bazuar në cilësinë e mësimdhënësve, punën kërkimore apo edhe treguesve për absorbimin e kuadrove në tregun e punës.

Në vija të përgjithshme, ky është konstatimi i ekspertëve të Bankës Botërore, pas analizës njëvjeçare që i kanë bërë sistemit të financimit të arsimit të larë në Maqedoni.


Mirëpo, sipas Agim Rushitit, përgjegjësit për arsim të lartë në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, sugjerimet e BB janë për modifikim të formulës së financimit dhe jo për ndryshimin e tërësishëm. “Nuk është se ka pasur vërejtje shumë të mëdha për mënyrën se si bëhet financimi i universiteteve publike këtu te ne. Intenca e tyre është të ofrojnë modele, me të cilat mund të vihet deri te funksionaliteti më i madh i financimit në favor të performancës akademike”, shpjegon Rushiti për gazetën Koha.

Gjithnjë sipas tij, intenca është që të vihet deri te një model më i përshtatshme konform reformave të Procesit të Bolonjës dhe Rrjetit Evropian të Arsimit të Lartë. Tani jemi në fazën e përmbylljes së analizës, plotëson përgjegjësi Rushiti, ndërsa sqaron se ”ekspertët do të bëjnë propozimet, do të ofrojnë disa modele të cilat do të debatohet me palët e interesit”. Pas kësaj, do të vendoset se cili prej modeleve të propozuara do të merret si indicie për të modifikuar sistemin aktual të financimit të universiteteve publike./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zelensky bisedë telefonike me Ramën, tregon çështjet që diskutuan

Zelensky bisedë telefonike me Ramën, tregon çështjet që diskutuan

Lajme
Arrestohen pesë të dyshuar në Pejë, po planifikonin vrasje

Arrestohen pesë të dyshuar në Pejë, po planifikonin vrasje

Kronika e Zezë
Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Lajme
Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Lajme
Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Politikë
Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Politikë
Kalo në kategori