Maqedoni: Ekspertët kritikojnë ashpër konceptin e ri mësimor për klasat e dyta dhe të pesta
Koncepti i ri mësimor, që në vitin shkollor 2022-23 do të përfshijë klasën e dytë dhe të pestë sërish ka marrë kritika nga njohësit e arsimit. Profesori, Avzi Mustafa tha se abetarja e klasës së dytë parasheh që nxënësit të mësojnë vetëm shkronjat e shkrimit dhe jo edhe të shtypit, siç ishte e zakonshme për këtë klasë. Siç tha ai, kjo do të shkaktojë vështirësi të nxënësit dhe mësimdhënësit.
“Unë tash i pyes, vallë çka i duan ato shkronjat e dorës, të mëdha dhe të vogla për arsye se nuk ka dikush që shkruan letra, çdo gjë që shihet dhe që e perceptojnë nxënësit është e shkruar me germa të shtypit, librat janë me germa të shtypit, titrat në televizor me germa të shtypit, reklamat e ndryshme dhe nuk e di se ku është qëllimi i atij grupi të ekspertëve, se çka kanë menduar dhe si do ta realizojnë atë dhe çka do të arrijnë. Shkronjat e dorës kërkojnë më tepër punë, më tepër angazhim, mund të vij deri te ajo që nxënësi mos të ketë interesim”, tha Avzi Mustafa, profesor.
Profesori Mustafa shprehet i revoltuar edhe për numrin e vogël të orëve të gjuhës amtare, pesë orë në javë. Për dallim nga Maqedonia, Shqipëria ka 10 deri në 12 orë në javë gjuhë amtare ndërsa Kosova 8 ose 10 orë në javë. Sipas tij, numri i vogël i orëve do të shkaktojnë ngecje në të shkruar dhe të lexuar.
“Për të arritur që të kemi një nxënës i cili do të dijë të lexoj, të recitoj e të shkruaj bukur duhet të kemi më tepër orë, sigurisht. Nevojiten më së paku 10 orë të gjuhës amtare që të mund ta përvetësojë. Nuk i di arsyet përse janë kaq pak orë, në dëm të gjuhës amtare që është baza ku ata duhet të drejtohen i jepet një numër fare i vogël i orëve mësimore”, u shpreh Avzi Mustafa, profesor.
Tabelë digjitale, kompjuter, pajisje digjitale si kamerë, telefon, televizor ose radio, por edhe pllaka logjike, vegla kopshti e shumë të tjera, janë vetëm një pjesë e pajisjeve që do t’u nevojiten nxënësve të klasës së dytë për të realizuar plan programin mësimor. Byroja e Zhvillimit të Arsimit tashmë ka publikuar programet mësimore për lëndët e klasës së dytë dhe të pestë, ndërkohë që Ministria e Arsimit dhe Shkencës është në pritje të botimit të teksteve të reja për këto lëndë./Alsat/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDalin shifrat, sa emigrantë nga Shqipëria e Kosova në SHBA mund të dëbohen pas urdhrit të Trump
Plani për vrasje në Pejë, Sylejmani i rreptë: Policët të shkojnë edhe në klube të natës
Dyshime se planifikonin vrasje, avokatja e familjes Elshani: Familja ishte e gatshme të ofronte gjithçka që kishin
Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore
Avokati serb: Presioni i Perëndimit kyç për ndjekjen penale të Radoiçiqit për sulmin në Banjskë
Sot nis zbatimi i Listës Zyrtare të Çmimeve të Barnave
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Dalin shifrat, sa emigrantë nga Shqipëria e Kosova në SHBA mund të dëbohen pas urdhrit të Trump
Tre lojtarët që Ronaldo i kishte kërkuar Real Madridit t'i transferonte në vitin 2017 - por Perez refuzoi
Dyshime se planifikonin vrasje, avokatja e familjes Elshani: Familja ishte e gatshme të ofronte gjithçka që kishin
Vinicius i dërgon mesazh Arabisë Saudite pas mega-ofertës që ka pranuar
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
Ronaldo thotë se Man City do të ketë 'frikë' nga Real Madridi, pasi është bërë parashikimi i Ligës së Kampionëve