MAPL: Muja e shkeli ligjin (dokument)

Në opinionin e dhënë nga kjo ministri thuhet se “Pezullimi i aktiviteteve të kryetarit të Komunës së Prizrenit nuk është paraparë me Ligjin për Vetëqeverisje Lokale dhe i njëjti veprim nuk prodhon efekt juridik, transmeton Gazeta Blic.
Ndër të tjera në këtë vendim thuhet se në rast se kryetari i Komunës së Prizrenit nuk paraqitet në punë më shumë se 1 muaj pa arsye, atëherë e përfundon mandatin e kryetarit të Komunës, ashtu siç është përcaktuar në nenin 56.3 e Ligjit për Vetëqeverisje Lokale.
Pas këtij vendimi ka reaguar edhe qytetarët aktivë “Për Prizrenin”, të cilët i kanë bërë thirrje organeve të drejtësisë, përkatësisht Prokurorisë Themelore në Prizren, që sa më parë të veprojë për shkeljet e vazhdueshme ligjore që po i bënë kryetari i dënuar i Prizrenit, Ramadan Muja./Telegrafi/
Faksimilja e opinionit të dhënë nga MAPL, i cili tregon se kryetari i Prizrenit, Ramadan Muja e ka shkelur ligjin





















































