Ashtu siç e do tradita, klubet e mëdha për çdo muaj zgjedhin lojtarin më të mirë.

Edhe Liverpooli ka zgjedhur ‘Lojtarin e Muajit’ gusht dhe është transferimi i verës nga Jurgen Klopp.


Bëhet fjalë për Sadio Mane, i cili ishte thjesht fantastik në ndeshjet e para me Reds.

Vlen të theksohet se sulmuesi u ble nga Southamptoni për 30 milionë funte. /Telegrafi/