Sulmuesi i Liverpoolit, Sadio Mane, ka folur pas fitores ndaj Arsenalit me rezultat 3-1.

Senegalez ka thënë se Reds duhet të vazhdojnë me rezultate të mira dhe do të bëjnë të pamundurën që të fitojnë në ndeshjet e mbetura.


“Kemi njëmbëdhjetë ndeshje dhe do të përpiqemi t’i fitojmë të gjitha. Ishte shumë e rëndësishme për ne të fitojmë këtë lojë pasi ajo ndaj Leicesteri ishte zhgënjyese”.

“Për ne është shumë e rëndësishme të kemi vazhdimësi, gjithmonë nëse dëshirojmë të shkojmë në nivel tjetër”.

“Duhet të punojmë më shumë”, ka thënë Mane. /Telegrafi/

telegrafi sport app