Roberto Mancini ka pesë vite që është larguar nga drejtimi i skuadrave ku ka marrë postin e trajnerit te Përfaqësuesja e Italisë.

Trajneri italian ka fituar Kampionatin Evropian me 'Azzurët', derisa ka vazhduar kontratën deri në vitin 2026 ku do të jetë pjesë e Përfaqësueses.


58-vjeçari ka thënë se nuk e mendon rikthimin në klube, pasi për momentin është i fokusuar te Liga e Kombeve.

Screenshot 4 24

"Jo, nuk mendoj fare për rikthimin të drejtoj ndonjë klub. Liga e Kombeve është një muaj larg dhe unë jam duke menduar për këtë", deklaroi Mancini.

Ndërsa më tej, i pyetur për të rejat nga ekipi i përfaqësueses italiane, tekniku theksoi se nuk është një moment i mirë sa i përket repartit ofensivë.

"Nuk mendoj se shumë, kampionati po u jep emër disa djemve që po bëjnë mirë. Sigurisht që nuk është një kohë e lehtë për fazën sulmuese, nuk ka shumë lojtarë dhe ata që kemi kanë pasur probleme, por ka edhe një muaj kohë", u shpreh Mancini.

Italia ndodhet në Grupin C për kualifikimet për Kampionatin Evropian së bashku me Anglinë, Ukrainën, Maqedoninë e Veriut dhe Maltën. /Telegrafi/

telegrafi sport app