LAJMI I FUNDIT:

Mançesteri emërohet zyrtarisht si “qyteti më i egër” në botë

Mançesteri emërohet zyrtarisht si “qyteti më i egër” në botë

Ju mund të mendoni se gjatë viteve të fundit keni kaluar net të çmendura duke festuar, por, nëse nuk keni pasur shansin të shkoni për aventurë në veri të Mançesterit, atëherë ju ka ikur ajo që zyrtarisht njihet si “qyteti më i egër në botë”.

Kompania ndërkombëtare “MoveHub” ka kryer një studim për të parë se si 112 qytete të botës renditen në aspektin e hedonizmit, duke i pasur parasysh numrin e diskotekave në secilin qytet dhe konsumimin mesatar të ilaçeve dhe drogave të banorëve, transmeton Telegrafi.

Ekspertët kanë kombinuar të dhënat nga Yelp, TripAdvisor dhe nga statistikat e popullsisë për të parë se sa vende të jetës së natës janë në secilin qytet për 100,000 njerëz.


Pastaj ata kanë analizuar të dhënat edhe se sa marijuanë konsumohet për 100,000 njerëz në çdo qytet për vit.

Përveç këtyre, ekspertët i kanë marrë edhe statistikat nga UNODC dhe nga Organizata Botërore e Shëndetësisë për të parë se sa kokainë dhe alkool konsumohet në secilin shtet brenda vitit.

Të gjitha këto informacione janë akumuluar dhe pastaj përmbledhur në pikë nga zero deri në tre, ku zeroja i referohet një qyteti shumë të urtë, e treshi një qyteti të “egër”.

Mançesteri është renditur i pari në këtë listë, me një rezultat prej 2.83 pikëve.

Në Mançester janë 818 diskoteka për 100,00 njerëz, si dhe konsumohen 2.3 metra ton marijuanë për 100,000 persona në vit.

Përveç Mançesterit, këtu e keni listën me 10 shtetet që janë shpallur më të “egrat” në botë sa i përket jetës së natës, drogës e alkoolit:

– Mançesteri

– Uashingtoni

– Miami

– Seattle

– San Francisko

– Leedsi

– Denveri

– Bostoni

– Parisi

– Lioni. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Fritezat me ajër të ngrohtë mund të jenë shumë të rrezikshme, nëse i përdorni gabimisht

Fritezat me ajër të ngrohtë mund të jenë shumë të rrezikshme, nëse i përdorni gabimisht

Këshilla dhe ide
Si i ngrohin shtëpitë njerëzit që jetojnë në vendin më të ftohtë në botë, fatura e ngrohjes vetëm 8 dollarë

Si i ngrohin shtëpitë njerëzit që jetojnë në vendin më të ftohtë në botë, fatura e ngrohjes vetëm 8 dollarë

A e dini se...
Tri shenjat e horoskopit që ka më shumë gjasa të jenë dhe të ndihen ‘single’

Tri shenjat e horoskopit që ka më shumë gjasa të jenë dhe të ndihen ‘single’

Astrologji
A jeni një person i lumtur? Ajo që shihni së pari do të zgjidhë dilemën tuaj

A jeni një person i lumtur? Ajo që shihni së pari do të zgjidhë dilemën tuaj

Lifestyle
Si të lani një batanije siç duhet dhe ta mbani të butë? Ky është truku

Si të lani një batanije siç duhet dhe ta mbani të butë? Ky është truku

Bëje vet
Kush janë fëmijët e Elon Musk? Emrat, moshat dhe nënat e shtatë fëmijëve të tij

Kush janë fëmijët e Elon Musk? Emrat, moshat dhe nënat e shtatë fëmijëve të tij

Kalo në kategori