Të enjten, Erik ten Hag u tha gazetarëve se Manchester United është përfshirë në bisedime për zgjatjen e kontratës me Anthony Martial.
Ky lajm nuk u prit mirë nga fansat që reaguan të zemëruara në rrjetet sociale, pasi francezi nuk ka bërë asgjë për të fituar një zgjatje kontrate.
Ai ka shënuar vetëm dy gola gjatë gjithë sezonit dhe paraqitjet e tij së fundmi, kanë treguar se ai i është kthyer avazit të vjetër, kur luante shumë dobët.
Sipas ESPN , Martial nuk ka gjasa të arrijë një marrëveshje me Man United për zgjatjen edhe për një vit të kontratës.
Si i tillë, ai pritet që të largohet si lojtar i lirë pasi t’i mbarojë kontrata në verë.
Gjithmonë sipas ESPN, Man United është gjithashtu i hapur për ta shitur Martial që në fillim të këtij muaji – me kusht që vjen një ofertë e përshtatshme.
Megjithatë, duke pasur parasysh formën e tij të fundit, kjo duket e pamundur. /Telegrafi/