Gjiganti anglez, Manchester City, është gati ta rivalizojë Arsenalin në lidhje me shërbimet e sulmuesit të Real Madridit, Karim Benzema.

Benzema ka luftuar për formën e tij më të mirë viteve të fundit dhe sidomos këtë sezon.


Paraqitjet e tij të luhatshme me Realin në La Liga dhe Ligën e Kampionëve kanë bërë që ai të vihet në tehun e kritikave.

Megjithatë, ofertat në drejtim të sulmuesit francez nuk mungojnë edhe përkundër formës së tij jo të mirë.

Benzema 1 Benzema nuk është në formën më të mirë këtë sezon (Getty Images)

Sipas mediumit spanjoll Don Balon, Benzema ka oferta në tavolinë për të lënë kryeqytetin e Spanjës.

Interesim i skuadrës së madhe angleze, Arsenalit dhe Paris Saint-Germain është i gjatë dhe njihet që moti.

Të dy klubet kanë ndjekur Benzeman për një kohë të gjatë dhe do të jenë të gatshëm të nënshkruajnë me atë.

Ish-sulmuesi i Lyonit thuhet se ka oferta nga Arsenali i Arsene Wengerit dhe PSG e Unai Emeryt, por për të fituar shërbimet e tij do ta kenë të vështirë pasi tani kanë një rival të fortë, Manchester Cityn e Pep Guardiolas. /Telegrafi/

telegrafi sport app