LAJMI I FUNDIT:

Man City dëshiron Hazardin, Chelsea i kërkon Agueron në marrëveshje

Man City dëshiron Hazardin, Chelsea i kërkon Agueron në marrëveshje

Chelsea janë të gatshëm të dëgjojnë ofertën e Manchester City për Eden Hazard, por vetëm nëse ata marrin si shkëmbim sulmuesin Sergio Aguero.

Kampionët vjeshtor të Ligës Premier, Man City janë të gatshëm të shpenzojnë për transferimin e yllit të Chelseat, Hazard.

Sipas mediumit britanik Sunday Star, Qytetarët janë gati të ofrojnë 150 milionë funte për të sjellë në Etihad objektivin e tyre të lartë.


Man.City ofron 170 milionë euro për Eden Hazardin
Lexo po ashtu Man.City ofron 170 milionë euro për Eden Hazardin

Por, Blutë e Londrës do të lejonin largimin e tij drejt Cityt vetëm në kompensim të ndonjë ylli të madh.

Aguero është në formë të lart këtë sezon (Getty Images)

Sipas këtij mediumi anglez, Chelsea do të donte që në marrëveshje të përfshihet Aguero, pasi argjentinasi do ta kishte zgjidhur problemin e tyre me gola të vazhdueshëm.

Real Madrid janë gjithashtu duke mbajtur sytë tek situata e Hazardit pasi ata janë të prirur për të përmirësuar linjën e tyre të parë pas një sezoni zhgënjyes të La Liga.

Zbulohet oferta e Realit për Hazardin, 113 milionë euro plus Bale
Lexo po ashtu Zbulohet oferta e Realit për Hazardin, 113 milionë euro plus Bale

Klubi mbretëor u raportua më herët se kanë gati një ofertë në vlerën e 113 milionë eurove plus shërbimet e Gareth Bale për yllin belg.

Ndryshe, të dy lojtarët, Hazard dhe Aguero kanë ende edhe nga dy vjet në marrëveshjet e tyre aktuale me klubet respektive. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Reali merr tjetër goditje para ndeshjes me Sociedadin, lëndohet edhe Vini Jr

Reali merr tjetër goditje para ndeshjes me Sociedadin, lëndohet edhe Vini Jr

La Liga
Lionel Messi i gatshëm për rikthim të bujshëm te Barcelona

Lionel Messi i gatshëm për rikthim të bujshëm te Barcelona

Ndërkombëtare
'Specialisti i penalltive', Florent Hadergjonaj po kalon sezonin më të mirë në karrierë: Dua Evropianin ose Botërorin me Kosovën

'Specialisti i penalltive', Florent Hadergjonaj po kalon sezonin më të mirë në karrierë: Dua Evropianin ose Botërorin me Kosovën

Ndërkombëtare
Igli Tare lidhet me postin e drejtorit sportiv te Milani

Igli Tare lidhet me postin e drejtorit sportiv te Milani

Serie A
Virgil van Dijk flet rreth një transferimi të mundshëm te Real Madridi

Virgil van Dijk flet rreth një transferimi të mundshëm te Real Madridi

Ndërkombëtare
Milani mund të shkarkojë Conceicaon nëse nuk përmbushen objektivat, zbulohen detajet e klauzolës

Milani mund të shkarkojë Conceicaon nëse nuk përmbushen objektivat, zbulohen detajet e klauzolës

Serie A
Kalo në kategori