LAJMI I FUNDIT:

Makina me shtëpizë, arrin shpejtësinë më të lartë deri tani (Video)

Makina me shtëpizë, arrin shpejtësinë më të lartë deri tani (Video)

Kevin Nick nga Britania e Madhe, ka ndërtuar një shtëpizë që do t’i përshtatej veturës Volkswagen Passat.

Me këtë rast, ai nuk ka krijuar vetëm një objekt gjigant që është i lejuar të lëvizë në rrugë, por që është edhe më i shpejta deri më tani, transmeton Telegrafi.

Motorit që prodhon 200 kuajfuqi, ai i ka shtuar edhe një shishe me nitrogjen, që ndihmon në rritjen e 75 njësive të tjera.


Ndryshimet e bëra, kanë bërë që të arrijë deri në 160 kilometra në orë, megjithëse peshon rreth 2.5 tonelata. /Telegrafi/