Makarona me salcë nga brokoli: Racion i mrekullueshëm, i gatshëm për 15 minuta!

Ju duhet ta provoni këtë recetë patjetër! Përbërësit:- 300 g makarona;- 350 g fletë të grira të brokolit;- 30 g fletë të freskëta borziloku;- 30 g parmezan të grirë imët në rende;- ½ thelbi hudhre të grirë imët;- 3 lugë të vogla vaj ulliri;- 1 lugë lëng limoni;- kripë;- piper.
Përgatitja:
Zieni makaronat në një enë të madhe në ujë të vluar të njelmët sipas udhëzimit në paketim.
Ndërkohë, përgatitni brokolin duke e zier në avull rreth gjashtë minuta, përkatësisht derisa të zbutet pak.
Brokolin vendoseni në procesorin për përpunimin e ushqimit, shtoni borzilokun, parmezanin, hudhrën, vajin e ullirit dhe lëngun e limonit dhe aktivizojeni procesorin që të gjithë përbërësit të përzihen mirë.
Tretjes qitni kripë dhe piper sipas dëshirës.
Kulloni makaronat, qitni në një enë dhe sipër tyre qitni salcën e bronkolit.
Të gjitha përzieni mirë dhe makaronat shërbeni në pjatë me parmezanin e shtuar të cilin do ta qitni sipër makaronave.
Bëftë mire, - transmeton Telegrafi.



















































