Për 4 persona
Materialet
* 1kg. midhje dhe karkaleca deti 500 ml. verë e bardhë
* 500 gr. domate të vogla
* 1 pako makarona
* 120 ml. vaj ulliri
* 5 thelpinj hudhre, të prera në feta të holla
* 1 spec djegës kripë
* piper i freskët
Përgatitja
1. Pastroni nga jashtë midhjet me ujë të rrjedhshëm, duke i fërkuar me furçë të vogël. I vendosni në një tenxhere të madhe dhe shtoni verën e bardhë. I mbuloni dhe i zieni në zjarr të fortë për 3-4 minuta, derisa të hapen. Të gjitha ato që mbetën të mbyllura mos i gatuani por i hidhni tej. Më pas i kullon i, duke ruajtur lëngun e tyre.
2. I shtypni paksa me forcë domatet e vogla me qëllim që t’ju dalë lëngu dhe farat
dhe i prisni në copa të mëdha.
3. Në një enë ku keni hedhur ujë dhe kripë shtoni makaronat dhe i zieni ato derisa të zbuten.
4. Ndërkaq, vendosni në zjarr të ulët një tenxhere me vaj dhe hudhër. Përpara se hudhra të fillojë të marrë ngjyrë të errët, shtoni specin djegës e domatet dhe i zieni për pesë minuta. Më pas hidhni në të lëngun nga midhjet dhe. I lini të ziejnë për pak derisa masa të mpikset dhe të bëhet salcë. Shtoni karkalecat e detit në salcë dhe i zieni për 2 minuta derisa të marrin një ngjyrë paksa rozë. Shtoni midhjet dhe, duke i përzier mirë me qëllim që të ngrohen. Nëse është e nevojshme mund të hidhni kripë e piper të freskët.
5. I kullon i makaronat dhe i vendosni në një pjatancë të veçantë. Mbi to hidhni frutat e detit dhe i përzieni me kujdes./Telegrafi/