LAJMI I FUNDIT:

Majko: “Drejtësia”, nëse nuk miratohet, rrezikojmë të kthehemi në gjysmë-Sicili

Majko: “Drejtësia”, nëse nuk miratohet, rrezikojmë të kthehemi në gjysmë-Sicili

Komisioni Parlamentar i Ligjeve miraton kërkesën e qeverisë për të shtyrë deri në fund të vitit 2017 afatin e përfundimit të procesit të njohjes së titujve të pronësisë për tokat bujqësore dhe ndërmarrjeve bujqësore. I vetmi shqetësim i ligjvënësve në mbledhjen e djeshme ishte koha e kërkuar nga qeveria për të përmbyllur këtë proces që ka nisur që nga viti 2008.

E ndërsa përfaqësuesit e qeverisë theksuan se ky afat ishte i mjaftueshëm, do të ishte deputeti socialist, Pandeli Majko, i cili ngriti një tjetër shqetësim, atë të faturës së kompensimit të pronës. Sipas tij, fatura që vjen nga Gjykata e të Drejtave të Njeriut në Strasburg, që detyron shtetin shqiptar të kompensojë pronarët, është shumë e kripur për buxhetin e shtetit shqiptar. Për këtë arsye, ai deklaroi se nëse ekziston mundësia që kompensimi të jetë fizik, atëherë më mirë t’u kthehet prona pronarëve, se sa t’u paguhen para që dalin nga buxheti i shtetit, duke cenuar vetë shtetin. “Shqetësimi ka të bëjë me një gjë, jo me çështjen e rishikimit të titujve të pronësisë, apo të kufijve të pronësisë, që është bërë në 2012-n. Por ka të bëjë, nëse ky proces do të keqpërdoret për toka që ndahen tani në këtë periudhë.

Dhe shqetësimi i dytë, më i rëndësishëm, është nëse fondi i kompensimit për pronarët që është trashëguar në 2013-n është aq sa ka qenë, apo është zvogëluar në funksion të këtij procesi. Prandaj, jam i shqetësuar në këtë pikë, pasi shteti shqiptar ndodhet përballë një fature shumë të kripur nga Gjykata e Strasburgut. Dhe ne duhet të jemi shumë delikatë në trajtimin e këtij fenomeni. Kemi tokë dhe duhet të paguajmë gjobat e Gjykatës së Strasburgut. Dhe unë them më mirë tokën për kompensim real pronarit, sesa eurot dhe dollarët nga buxheti i shtetit me vendimet e Strasburgut”- tha Majko.


Por, nga ana tjetër, deputeti socialist teksa pohoi se do ta miratojë nismën e qeverisë për titujt e pronësisë së tokës bujqësore, u shpreh se ky proces nuk duhet të aplikohet për të legalizuar toka të ndara pas vitit 2013. Pasi siç tha ai, kjo do të përbënte një vepër më shumë se sa korruptive. “Jam me atë që thanë kolegët që koha duhet shtyrë pavarësisht se ju thoni se nuk duhet shtyrë. Por në asnjë rast, e dua ta theksoj këtë që po them, ky proces nuk mund të jetë pjesë e ndonjë falsiteti për të legalizuar toka të ndara pas 2013-s. Ky do të ishte një akt i pastër, jo korruptiv, por më shumë se kaq”,- tha Majko.

“Drejtësi, jo gjysmë-Sicili”

Deputeti socialist do të komentonte edhe procesin e deritanishëm të reformës në drejtësi. Në një prononcim për mediat, duke iu referuar ngecjes së kësaj reforme prej dy ditësh, Majko apeloi sërish për realizimin e kësaj reforme. “Ne jemi në prag të një dështimi të madh, ose suksesi të madh. Nëse Shqipëria nuk miraton reformën në drejtësi, rrezikojmë të kthehemi në një shoqëri gjysmësiciliane.

Kjo duhet thënë kështu siç është për të kuptuar rrezikun dhe dështimin që na kanoset. Dështimi i cili nuk mbetet një dështim politik, por për të gjithë shoqërinë tonë”, -tha ai. Për socialistin Majko, ligji i dekriminalizimit më shumë sesa efektiv, ka mbetur në suazën e moralit, pasi, siç tha ai, asnjë prej zyrtarëve të cilët iu publikuan emrat për të kaluar me precedentë penalë, nuk rrezikon mandatin.

“Mua më shqetëson fakti se gjykatat dhe prokuroritë tona nuk janë në gjendje që të dënojnë. Kam përshtypjen se ligji i dekriminalizimit ka mbetur në suazën e tij të një ligji moralizues. Megjithatë, fjala e fundit i takon kohës dhe jo ne”- tha Majko në një dalje publike për mediat.

Në trend Lajme

Më shumë
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Lajme
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Kalo në kategori