Rep-artisti i njohur, Majk, njihet në përgjithësi për jetën luksoze që bën.
Ai përmes imazheve dhe videove të ndryshme mban të azhurnuar fansat, të cilët e përkrahin në mënyrë të vazhdueshme.
Në një postim në rrjetin social Instagram, reperi ka publikuar disa imazhe ku prapa shihet një veturë e tipit “Audi A8”.
“Biseda jote është shumë e lirë, nuk mund të flasësh me mua”, kishte shkruar ai në përshkrim.
Ndërkaq në Instastory, Majk ka rishpërndarë një fotografi tjetër ku urohet për veturën e re.
Sa i përket projekteve muzikore, “Zhytem (Je t’aime) mbetet hiti i fundit, që erdhi në bashkëpunim me Getoar Selimin. /Telegrafi/