Artistët e njohur shqiptarë, Majk dhe Lumi B, kanë lansuar ditën e sotme (e martë) këngën e re.
“Migos” mban titullin ky projekt, i cili është kompletuar mjaft mirë edhe nga ana vizuale.
Teksti është shkruar nga vet reperët, ndërsa për ‘beat’-in u kujdes Dorantbeats.
Miksimi dhe masterizimi i këtij bashkëpunimi ndërkohë u realizua nga Bigdeal Records.
Kënga është me plot ritëm dhe pikërisht për këtë periudhë vere, e cila besohet se do të pritet mirë edhe nga publiku.
Të plotë tashmë mund ta gjeni edhe në platformën YouTube, në kanalin zyrtar të Majkut.
Të njëjtit këtë kohë vlen të ceket se janë shumë të angazhuar edhe me koncerte. /Telegrafi/