Një mace me emrin Joy është shpëtuar i gjallë nga zjarrfikësit italianë pasi kaloi gjashtë ditë të bllokuar në rrënojat e një shtëpie të shembur.

Në pamje të publikuara nga mediat e huaja, përcjell Telegrafi, shihen punëtorët e shpëtimit duke i dhënë ujë për të pirë.


Gjithashtu thuhet se “faktor” për shpëtimin e saj ishte edhe pronari i saj, i cili nuk ishte dorëzuar për ta gjetur atë.

Dhjetëra njerëz kanë vdekur gjatë një tërmeti prej 6,2 shkallësh të Rihterit që goditi Italinë qendrore, në orët e hershme të së mërkurës.

Dridhja, e cila goditi vendet afër Perugjia në Umbria – e ka zhytur vendin në kaos, duke bllokuar banorët, shkatërruar shtëpi dhe ka pasur rrëshqitje vdekjeprurëse të tokës. /Telegrafi/