Shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila së bashku me deputetin Adnan Rrustemi, në një konferencë për media ka thënë se sot ishim dëshmitar të një përpjekje të kundërligjshme për të votuar formimin e një Komision Hetimor Parlamentar nga opozita.
“Ishte përpjekja e dytë e opozitës të cilët në kundërshti me rregullat për formimin e një komisioni hetimor parlamentar tentuan që të vendosin para aktit të kryer seancën parlamentare të Kuvendit. Grupi i LVV refuzoi të bëhet pjesë e kësaj vendimmarrje që shkel mbi normat e Ligjit për hetimin parlamentar”, u shpreh Kusari-Lila.
Ajo shtoi se LVV nuk ka asgjë për të fshehur në raport për kërkesat për hetim parlamentar.
“LVV nuk ka asgjë për të fshehur në raport për kërkesat për hetim parlamentar për masat e marra gjatë gjendjes së jashtëzakonshme për krizën energjetike. Ne nuk mund t’ia bëjmë numrat opozitës në këtë rrethanë, ku parashohin të bëjnë shkelje e të pranojmë etiketime e fyrje. Nuk lejojmë që dikush përmes akteve të tyre të mëhershme të bëjë pasqyrimin në veprimet e sotme të Qeverisë”, u shpreh Kusari-Lila, shkruan Telegrafi.
Ajo tha se atë çfarë ne po shohim sot është qasje kundërthënëse, duke u akuzuar ende pa u filluar një proces i tillë.
“Opozita ishte kurthuar bashkë me Listën Serbe e kishin kurthuar vetën brenda një vendimmarrje që nuk lejonte hapësirë për të caktuar një kryesues të këtij komisioni Deri në një rrethanë që ata nuk ofrojnë një zgjidhje e cila është e pranueshme dhe natyrisht se ne do të kontribuojmë, ne nuk mund t’ju dalim në ndihmë përderisa ata bëjnë gabime që përcjellën me shkelje të normave ligjore”, tha Kusari-Lila.
Në anën tjetër deputeti Adnan Rrustemi tha se janë pro Komisionit Hetimor por në përputhje me ligjin dhe Kushtetutën e Kosovës.
“Edhe Ligji për hetim parlamentar edhe fryma kushtetuese kur flet për Komisione Hetimore Parlamentare përcakton se kriteri i përbërjes dhe kryesimit të komisionit është politik jo individual. Të gjithë ata deputetë që kanë nënshkruar kërkesën janë iniciues të saj, rrjedhimisht asnjë deputet i grupeve parlamentare që kanë nënshkruar kërkesën për themelimin e Komisionit Hetimor Parlamentar nuk mund të jenë kryesues të tij”, tha Rrustemi.
Ai shtoi se opozita është futur vetë në bllokadë procedurale, e tash akuzon mazhorancën.
“Nuk mund të na kërkohet që të votojmë diçka për të cilën jemi të bindur që është në kundërshtim me ligjin për hetim parlamentar dhe Kushtetutën e Kosovës”, tha Rrustemi.
Ai tha se e ftojnë opozitën që të reflektojnë, dhe nëse e reflektojnë mund të ulemi dhe t’i ndryshojmë rregullat në Ligjin për hetim parlamentar.
“Kështu punohet me ndershmëri dhe me parime demokratike. Edhe abuzues edhe demokratik nuk rrinë bashkë. Ose zgjedhin demokracinë ose vazhdojnë me avazin e vjetër”, tha Rrustemi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

“‘Non grata e SHBA-së për Berishën ka rënë”, Harxhi: Pritet vetëm një akt administrativ

Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë