Site icon Telegrafi

Ludva: Jemi të gatshëm për zbatim pa probleme të propozimit francez sapo ta miratojë Shkupi

Ambasadori i Çekisë në vend, Jarosllav Ludva thotë se shteti i tij, si kryesuese aktuale me Këshillin e KE-së, është i gatshëm të kontribuojë për zbatim pa probleme të propozimit francez, menjëherë sapo të miratohet nga Maqedonia e Veriut.

“Çekia çdoherë ka qenë mbështetëse e fuqishme e Maqedonisë së veriut në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian. Si kryesues me Këshillin e BE-së, jemi të gatshëm të bëjmë gjithçka që mundemi për të kontribuar për zbatim pa probleme të Kornizës negociuese të propozuar nga kryesimi paraprak francez dhe të organizojmë konferencë ndërqeveritare menjëherë sapo ajo të miratohet nga Republika e Maqedonisë së veriut”, thotë ambasadori çek në pyetjen e “360 shkallë” për qëndrimin zyrtar të qeverisë së tij.

Komenti i ambasadorit Ludva vjen pas deklaratës së analistes së BE-së, Jana Juzova, se, sipas asaj që ka dëgjuar nga MPJ-ja çeke, “ata janë shumë të shqetësuar me Francën dhe Bullgarinë, ndërsa shkaku është që për propozimin nuk ishin konsultuar vendet e tjera anëtare, por vetëm Bullgaria, ndërsa vendet e tjera ishin lënë në errësirë”.

Paraprakisht, mbrëmë vetë Juzova u sqarua rreth kësaj çështjeje me kumtim në Twitter.

“Dëshiroj të sqaroj se komentet e mia ishin bazuar në hulumtimin tim shumëvjeçar dhe mendimin si analiste e politikave, e cila e ndjekë zgjerimin e BE-së dhe politikën e jashtme çeke dhe ato komente në asnjë rast nuk e paraqesin politikën zyrtare të Çekisë”, shkroi Juzova.

Çekia prej 1 korrikut e mori kryesimin gjashtëmujor të radhës me Këshillin e BE-së. prej 1 janarit të vitit 2023 kryesuese është Suedia.

Exit mobile version