Adriana Matoshi është njëra ndër aktoret më të spikatura të hit serialit “O Sa Mirë”.
Ajo luan rolin e ‘Sasës’, një studente çamarroke e cila nuk i bindet asnjë këshille të profesorëve, apo njerëzve që e rrethojnë.
Adriana në jetën reale është nënë e katër fëmijëve, dhe përveç se aktore, ajo është edhe sipërmarrëse.
Matoshi është shumë e ndjekur edhe në rrjetet sociale, në të cilat është shpesh aktive, dhe ndan me fansat imazhe të ndryshme nga jeta e saj.
Së fundmi, ajo është bërë nostalgjike, teksa ka vendosur të ndajë me ndjekësit një fotografi nga e kaluara e saj.
Ajo ka zbuluar këtë fotografi nga shkolla fillore, ku edhe pse shumë e vogël, nga tiparet e fytyrës mund të dallohet lehtësisht, ngase ngjashëm duket edhe sot.
Përveç rolit në “O Sa Mirë”, Adriana është shumë aktive edhe në projekte të ndryshme filmike. /Telegrafi/