LAJMI I FUNDIT:

LSDM: OBRM-PDUKM t’ju bëj thirrje anëtarëve të saj të votojnë për Maqedoni evropiane

LSDM: OBRM-PDUKM t’ju bëj thirrje anëtarëve të saj të votojnë për Maqedoni evropiane

Nëpërmjet një kumtese të partisë maqedonase në pushtet LSDM thuhet se “OBRM-PDUKM-ja duhet të tregohet e përgjegjshme për shtetin dhe për momentin historik dhe në vend të thotë të pavërteta, të përfshihet në procesin që çon Maqedoninë në BE dhe NATO”.

“Marrëveshja e arritur me Greqinë i hap perspektivat euroatlantike dhe forcon dhe mbron identitetin maqedonas. Me marrëveshjen, Greqia pranon identitetin maqedonas, ndërsa veçantia maqedonase është vërtetuar një herë e përgjithmonë. Me hyrjen në BE dhe NATO, gjuha maqedonase dhe shkrimi i saj cirilik bëhen zyrtare në bashkësi nga mbi 500 milionë njerëz. Kjo është mbrojtje e përhershme e gjuhës maqedonase”, thonë nga partia maqedonase në pushtet LSDM.

Sipas LSDM-së, marrëveshja me Greqinë është mundësi më e mirë dhe korrekte për qytetarët e Maqedonisë dhe se me këtë marrëveshje hapet rruga për hyrje në BE dhe NATO më identitet të mbrojtur dhe të garantuar maqedonas, përcjell Telegrafi Maqedoni.


“OBRM-PDUKM-ja sot duhet t’i thërrasë anëtarët dhe simpatizuesit e saj të shfrytëzojnë mundësinë historike, të dalin në referendumin e 30 shtatorit dhe të votojnë për hyrje në BE dhe NATO, të votojnë për Maqedoni evropiane”, thuhet në fund të kumtesës së LSDM-së./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Kronika e Zezë
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Lajme
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Drejtësi
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Siguri
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori