LAJMI I FUNDIT:

LSDM: Nesër mbahen zgjedhjet e brendshme partiake, do të votohet në 78 vendvotime

LSDM: Nesër mbahen zgjedhjet e brendshme partiake, do të votohet në 78 vendvotime

Nesër (e diel) do të mbahen zgjedhjet e drejtpërdrejta brendapartiake për Kryetar të LSDM-së që ishin anuluar për shkak të tragjedisë në Koçan.

Socialdemokratët thonë se janë partia e vetme që Kryetari e zgjedh përmes zgjedhjeve të drejtpërdrejta brendapartiake.

“Zgjedhjet do të mbahen në organizatat komunale të LSDM-së gjithandej vendit, në 78 vendvotime, të cilët në ditën e votimeve do të jenë të hapur nga 08.00 – 20.00. Komisioni Qendror Zgjedhor ka konfirmuar dhe ka mbyllur Listën Zgjedhore, ku aktivisht janë regjistruar 23.712 anëtarë, është siguruar materiali zgjedhor, paravanë për fshehtësinë e votës, kutitë zgjedhore, shenjat dhe gjithçka që duhet për ditën zgjedhore”, thonë nga LSDM-ja.


Votimi i të sëmurve dhe të pafuqishëve zhvillohet të shtunën më 05 prill.

“Të gjitha informacionet, vendimet, rregulloret, afatet dhe dokumentet tjera që lidhen me zgjedhjet brendapartiake për Kryetar të LSDM-së janë të kapshme në ueb-faqen e LSDM-së ose në linkun https://sdsm.org.mk/direktni-vnatrepartiski-izbori-2025”, thuhet në komunikatën e LSDM-së duke shtuar se kompetente për zbatimin e zgjedhjeve është Komisioni Qendror Zgjedhor.

Sipas LSDM-së, njoftimet për rezultatet do të bëhen publike të dielën pas përfundimit të procesit votues.

Në trend Lajme

Më shumë
Pas disa orë kërkimesh gjendet 8-vjeçari nga Gjilani, Alp Krasniqi

Pas disa orë kërkimesh gjendet 8-vjeçari nga Gjilani, Alp Krasniqi

Lajme
AIP gjobit me 8 mijë euro marketin që kishte të vendosur kamerën përballë kabinës provuese të rrobave

AIP gjobit me 8 mijë euro marketin që kishte të vendosur kamerën përballë kabinës provuese të rrobave

Lajme
Reshjet e shiut, rrëshqitje dheu dhe gurësh në rrugën për Rugovë - vështirësi për shoferët

Reshjet e shiut, rrëshqitje dheu dhe gurësh në rrugën për Rugovë - vështirësi për shoferët

Lajme

"Ka të veshur xhemper të zi me simbole" - shumë qytetarë bashkohen në kërkimin e Alp Krasniqit në Gjilan

Lajme
Kosova në prag të humbjes së një mundësie historike financiare për shkak të vonesave në konstituimin e Kuvendit

Kosova në prag të humbjes së një mundësie historike financiare për shkak të vonesave në konstituimin e Kuvendit

Lajme
​Natasha Kandiq nderohet me Çelësin e Qytetit të Prishtinës

​Natasha Kandiq nderohet me Çelësin e Qytetit të Prishtinës

Lajme
Kalo në kategori