LAJMI I FUNDIT:

Low do të vazhdojë të jetë trajner i Gjermanisë edhe pas dështimit në ‘Rusia 2018’

Low do të vazhdojë të jetë trajner i Gjermanisë edhe pas dështimit në ‘Rusia 2018’
Joachim Loew gjatë ndeshjes mes Gjermanisë dhe Koresë së Jugut (Foto: Getty Images)

Edhe pse Përfaqësuesja e Gjermanisë u eliminua në fazën e grupeve të Kampionatit Botëror ‘Rusia 2018’, duket se Joachim Low do të vazhdojë të jetë trajner i përfaqësueses.

Bild pak më parë ka dal me lajmin e ditë që ka befasuar paska të gjithë: “Ekskluzive – Joachim Low vazhdon! Trajneri i kombëtares dëshiron të përmbushë kontratën e tij deri në vitin 2022“.

Low mori drejtimin e Gjermanisë në vitin 2006, pra ishte në krye të skuadrës kur fituan Botërorin e vitit 2014, por edhe Kupën e Konfederatave të vitit 2017.


Toni Kroos dhe Low gjatë një stërvitje (Foto: Getty Images)

Gjithsesi paraqitja e tyre në ‘Rusia 2018’ ishte shumë e dobët, ata nuk arritën të kalojnë Grupin F duke humbur nga Meksika dhe Koreja e Jugut.

Por, duket se kjo tani i përket të kaluarës dhe Federata e Futbollit në Gjermani vazhdon të ketë besim te Low dhe duan që së bashku të vazhdojnë në rimëkëmbjen e përfaqësueses.

Gjermania përgatit rinovimin pas eliminimit të turpshëm – Neuer, Ozil, Khedira e Boateng jashtë, kthehet Sane e Can
Lexo po ashtu Gjermania përgatit rinovimin pas eliminimit të turpshëm – Neuer, Ozil, Khedira e Boateng jashtë, kthehet Sane e Can

58-vjeçari që rinovoi kontratën një muaj para Botërorit duke parë besimin e federatës ka pranuar të vazhdojë të jetë përzgjedhës i tyre dhe të përmbushë kontratën.

Fitorja e vetme e Gjermanisë me Low në ‘Rusia 2018’ ishte ndaj Suedisë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Sa fitojnë gjyqtarët në Ligën e Kampionëve dhe Ligën e Evropës në këtë fazë

Sa fitojnë gjyqtarët në Ligën e Kampionëve dhe Ligën e Evropës në këtë fazë

Liga e Kampionëve

"U eliminuam për shkak të Theo Hernandez" - legjenda italiane e Milanit i ashpër me mbrojtësin që mori karton të kuq

Liga e Kampionëve
Trajneri që ka goditur në Ligën Premier është kandidat për stolin e Real Madridit, Perez e preferon para Alonsos

Trajneri që ka goditur në Ligën Premier është kandidat për stolin e Real Madridit, Perez e preferon para Alonsos

La Liga
Gjyqtari Jose Munuera Montero pezullohet nga ndeshjet e fundjavës mes polemikave me Real Madridin

Gjyqtari Jose Munuera Montero pezullohet nga ndeshjet e fundjavës mes polemikave me Real Madridin

La Liga
Davies shmang vazhdimet, Bayern Munich mes emocioneve dhe frikës kalon në mesin e 16 më të mirëve

Davies shmang vazhdimet, Bayern Munich mes emocioneve dhe frikës kalon në mesin e 16 më të mirëve

Liga e Kampionëve
Kontrata që nënshkroi Sergio Ramos është krejtësisht e çmendur: Ai mori çfarë kërkoi në klubin e tij të ri

Kontrata që nënshkroi Sergio Ramos është krejtësisht e çmendur: Ai mori çfarë kërkoi në klubin e tij të ri

Ndërkombëtare
Kalo në kategori