Ole Gunnar Solskjaer i ka ditët e numëruara te Manchester United dhe pritet të shkarkohet.

Sipas asaj që raporton MailSport, Djajtë e Kuq kanë marrë ankesa për trajnerin nga lojtarët dhe duhet t’i ndajnë rrugët.


Humbja 5-0 ndaj Liverpoolit ka lënë pasoja të mëdha edhe pse në xhiron e parafundit triumfuan ndaj Tottenhamit.

solskjaer

Situata u rëndua edhe më shumë kur United pësoi humbje 2-0 ndaj rivalit lokal Cityt, me lojtarët që shprehen frustrimin.

Lojtarët e Manchester United kanë kërkuar që Solskjaer të shkarkohet dhe vendin e tij mund ta zë Zinedine Zidane ose Erik ten Hag.

Francezi është aktualisht i papunë që kur u largua nga Real Madridi, ndërsa Ten Hag po tregon suksese të mëdha te Ajaxi. /Telegrafi/

telegrafi sport app