Ramiz Lladrovci Drenasin e ka konsideruar komuna e shtatë e PDK-së.

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka deklaruar se struktura zgjedhore e Partisë Demokratike të Kosovës në këtë komunë është mobilizuar maksimalisht për zgjedhjet e 28 dhjetorit.


Në një takim me Kryesinë e PDK-së në Drenas, Lladrovci tha se angazhimi për votat e PDK-së dhe kandidatit për kryeministër, Bedri Hamza, do të jetë edhe më i fuqishëm sesa në zgjedhjet e 9 shkurtit.

"U takuam sërish në selinë e fitoreve të vazhdueshme, me Kryesinë dhe Shtabin e fitores, të komunës së shtatë të Partisë Demokratike të Kosovës", ka shkruar ai.

Ai theksoi se synimi i PDK-së në Drenas është tejkalimi i pragut prej 20 mijë votash.

“Fitorja i ka hije bastionit, besa edhe fitores ia kemi marrë dorën. Do të vazhdojmë me fitore si në zgjedhjet lokale edhe ato qendrore. Të bashkuar, të fituar!”, u shpreh Lladrovci në postimin e tij.

Sipas tij, Drenasi mbetet bastion i PDK-së dhe do të kontribuojë fuqishëm në rezultatin e partisë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare./Telegrafi/