Liz Truss iu kërkua të formonte një qeveri në fillim të shtatorit nga Mbretëresha Elizabeth II, dy ditë para vdekjes së saj më 8 shtator.
Kryeministrja në largim, e cila ka qëndruar në krye të qeverisë vetëm për 44 ditë, tani do të duhet të takohet me Mbretin Charles III për t’ia dorëzuar dorëheqjen.
Kjo do të ndodhë menjëherë përpara se monarku t’i kërkojë pasardhësit të saj, gjithashtu personalisht, të formojë një qeveri.
Mbreti Charles III si sovran luan një rol të rëndësishëm kushtetues në emërimin e një kryeministri të ri, raporton skynews.
Enciklopedia Mbretërore thotë se emërimi i një kryeministri është “një nga të paktat prerogativa personale të mbetura të sovranit”.
Mbreti foli me Truss në telefon, kur ajo e informoi atë se po jepte dorëheqjen, në të njëjtën ditë kur mbante prezantimet e para të kredencialeve të mbretërimit të tij në Pallatin Buckingham.
Prezantimet e kredencialeve janë audienca me ambasadorë të sapoemëruar ose komisionerë të lartë, të cilët ia dorëzojnë letrat kredenciale ose komisionet e tyre monarkut. /Telegrafi/