Gjiganti i futbollit anglez, Liverpooli organizoi një iftar në stadiumin “Anfield” në kuadër të programit “Share Ramazan”, ndërsa në stadium u këndua ezani gjatë namazit të akshamit.
Pamjet nga stadiumi ikonë kanë tërhequr shumë vëmendje në rrjetet sociale dhe Reds janë vlerësuar në mbarë botën për gjestin e bërë.
Në një program të organizuar nga Liverpooli së bashku me Fondacionin Liverpool, është organizuar një iftar falas për tifozët myslimanë.
Proud to see my brother Mikhaael recite the Call to Prayer at Anfield today. Huge credit to @LFC for hosting and embracing diversity. #LFC #Ramadan pic.twitter.com/tampr1mnoT
— Asim (@asim_lfc) April 7, 2024
Gjithçka u bë në bashkëpunim me rrjetin e xhamive të rajonit të Liverpoolit, me një sërë folësish lokalë duke përfshirë deputetin e Mbretërisë së Bashkuar, Ian Byrne, bashkëthemeluesin e nismës ‘Fans Supporting Foodbanks’ dhe boksieren britanike, Natasha Jonas.
Vlen të theksohet se muaji i shenjtë i Ramazanit është në ditën e fundit, atë të 30-tën të agjërimit dhe nesër (e mërkurë) është festa e Fitër Bajramit.
Në xhiron e fundit, Liverpooli barazoi kundër Manchester United dhe aktualisht është i barabartë në vendin e parë në Ligën Premier me Arsenalin (71 pikë). /Telegrafi/