Liverpooli nuk këndellet, vetëm barazim ndaj Burnleyt (Video)

Liverpooli nuk ka arritur më shumë se një barazim ndaj Burnleyt me rezultat 1-1, e gjitha kjo pas humbjes së thellë që pësoi nga Manchester City në javën e kaluar.
Reds ishin më të mirë, kontrolluan lojën, por nuk u treguan konkret në fazën sulmuese.
Scott Arfield befasoi vendasit duke i shënuar gol në minutën e 27-të, por përgjigjja e Liverpoolit ishte shumë e shpejtë.

Ishte Mohamed Salah ai që në minutën e 30-të barazoi rezultatin me një gol të bukur.
Në minutën e 42-të Daniel Sturridge kishte një shans të mirë për gol, por anglezi dështoi. Pjesa e dytë ishe me pak raste serioze, por kryesisht nga mysafirët.
Ndeshja e ardhshme e Liverpooli është ndaj Leicester Cityt, kurse Burnly kundër Huddersfield. /Telegrafi/
https://www.dailymotion.com/video/x60zj1z
https://www.dailymotion.com/video/x60zq7v























































