Liverpooli dhe tifozët shpërndajnë magjitë e Shaqirit në rrjetet sociale para derbit ndaj Unitedit

Që nga transferimi i tij në verë nga Stoke City, Xherdan Shaqiri është një nga lojtarët më të pëlqyer te Liverpooli.
Fillimisht 27-vjeçari shënoi gol të bukur në gërshërë në miqësoren e verës në kuadër të International Champions Cup.
Ndeshja kishte përfunduar me rezultat 1-4 për Reds, ky ylli nga Kosova përveç golit kishte arritur edhe të asistonte në 45 minuta sa ishte në fushë.
Skuadra e Jurgen Klopp arriti të fitojë edhe ndeshjen e parë zyrtare për sezonin 2018/19.
Reds fituan me rezultat 3-1 në Anfield në Ligën Premier, ndërsa heroi i kësaj ndeshje ishte Shaqiri.
Xherdani u fut në lojë në minutën e 70-të, pas tre minutash kaloi skuadrën e tij në epërsi, ndërsa në minutën e 80-të e shënoi edhe golin e qetësisë duke ia siguruar fitoren Liverpoolit.
Në derbin e nesërm (e diel) Shaqiri nuk pritet të luajë nga fillimi, por me shumë mundësi do të inkuadrohet nga Klopp në pjesën e dytë.
Më poshtë edhe disa nga reagimet e tifozëve për Shaqirin në rrjetin social Twitter para ndeshjes me Man Utd. /Telegrafi/
"Edhe një e tillë nga Shaqiri të dielën do të vlerësohej shumë".
"E bleva fanellën menjëherë pas asaj ndeshje. Forca Shaqiri. Është koha ta ndëshkosh Unitedin përsëri".






















































