Kosova e ka zhvilluar ndeshjen e pestë kualifikuese për ‘Euro 2020’ në kuadër të Grupit A, ndërsa për kundërshtar e kishte Anglinë që fitoi me rezultat 5-3. Në këtë mënyrë ka përfunduar edhe seria pa humbje e ‘Dardanëve’.
Të zgjedhurit e Bernard Challandes do të shpresojnë për suksese të tjera në ndeshjet e ardhshme, pasi përkundër lojës së mirë nuk nxorën rezultat pozitiv ndaj Tre Luanëve.
Telegrafi ju ka mbajtur të informuar në kohë reale për të gjitha detajet e kësaj përballjeje.
Statistikat e ndeshjes
Anglia | Kosova | |
5 | Gola | 3 |
14 | Goditje totale | 8 |
9 | Brenda kuadratit | 3 |
5 | Jashtë kuadratit | 4 |
1 | Bllokada | 2 |
6 | Goditje nga këndi | 0 |
1 | Pozita jashtë loje | 2 |
58% | Posedimi | 42% |
0 | Kartonë të verdhë | 6 |
0 | Kartonë të kuq | 0 |
Situata në Grupin A pas kësaj xhiroje
Përfundon ndeshja
Me rezultat 5-3, Anglia ka fituar kundër Kosovës në St Mary’s Stadium të Southamptonit, në ndeshjen e vlefshme për Grupin A kualifikues për ‘Euro 2020’.
90′ Minuta e fundit e kohës së rregullt. Vështirë të ndryshohet rezultati, por skuadra tregoi zemër duke mos u dorëzuar deri në fund.
87′ Superdalje nga Celina, i cili bëri gjithçka vet, por i mungoi vetëm saktësia dhe topi përfundoi pranë shtyllës.
86′ Tjetër pritje e mrekullueshme nga Arijanet Muriqi, mbron goditjen e Rashford.
85′ Florent Hasani debuto në ndeshjen kundër Anglisë. Inkuadrohet në vend të autorit të dy golave, Valon Berisha.
85′ Kosova është në disavantazh prej dy golash, ndërkohë që po afrohet fundi i takimit.
73′ Fat i madh për Kosovën, Sterling godet shtyllën pas devijimit nga Aro Muriqi.
71′ Goditje e lirë për Anglinë që përfundon jashtë portës së Muriqit. Disa raste të tjera për vendasit kalojnë me fat të mirë për ‘Dardanët’.
Penallti për Anglinë, por aty është ARO MURIQI!
63′ Ndërhyrje e lehtë që ndëshkohet me penallti. Harry Kane merr përgjegjësinë, por Arijanet Muriqi e ndal goditjen e tij!!!
Penalty to England and @itvfootball get ready for Kane to bang it up the field past Pickford pic.twitter.com/pcdxD2G1fN
— 🐳Whale in the Thames (@sporanzo) September 10, 2019
59′ Anil Rashkaj zë vendin e Idris Vocës.
Penallti për Kosovën, shënon Muriqi
55′ Vedat Muriqi e nxori penalltinë dhe e mori vet përgjegjësinë dhe shënoi nga pika e bardhë. Rezultati është 5-3.
https://www.youtube.com/watch?v=dv7518rcMSs
Nuk dorëzohet Kosova
49′ Valon Berisha shënon golin e dytë kundër Anglisë. Ai bën gjithçka mirë dhe e dërgon topin në rrjetë.
https://www.youtube.com/watch?v=AJMNowQa9_8
48′ Shans tjetër për Anglinë, por Muriqi intervenon për të mbrojtur.
Fillon pjesa e dytë
Ka nisur pjesa e dytë e ndeshjes ndërmjet Anglisë dhe Kosovës. Vendasit janë në epërsi prej 5-1 nga pjesa e parë.
Statistikat e pjesës së parë
Anglia | Kosova | |
5 | Gola | 1 |
7 | Goditje totale | 4 |
5 | Brenda kuadratit | 1 |
2 | Jashtë kuadratit | 3 |
0 | Bllokada | 2 |
3 | Goditje nga këndi | 0 |
0 | Pozita jashtë loje | 1 |
58% | Posedimi | 42% |
0 | Kartonë të verdhë | 1 |
0 | Kartonë të kuq | 0 |
Përfundon pjesa e parë
Me rezultat 5-1 për vendasit, është mbyllur pjesa e parë e takimit ndërmjet Anglisë dhe Kosovës që zhvillohet në St Mary’s Stadium të Southamptonit.
Epërsi e lartë për vendasit
45’+1 Kosova pëson edhe golin e pestë, autor sërish Jadon Sancho.
https://twitter.com/RouteOneTweets/status/1171507414807375873
Anglia shënon golin e katërt
44′ Anglia krijon epërsi të lartë. Jadon Sancho e realizoi golin e katërt për nikoqirët.
https://www.youtube.com/watch?v=F2Ik-9d-Klo