Kosova e ka zhvilluar ndeshjen e pestë kualifikuese për 'Euro 2020' në kuadër të Grupit A, ndërsa për kundërshtar e kishte Anglinë që fitoi me rezultat 5-3. Në këtë mënyrë ka përfunduar edhe seria pa humbje e 'Dardanëve'.

Të zgjedhurit e Bernard Challandes do të shpresojnë për suksese të tjera në ndeshjet e ardhshme, pasi përkundër lojës së mirë nuk nxorën rezultat pozitiv ndaj Tre Luanëve.


Telegrafi ju ka mbajtur të informuar në kohë reale për të gjitha detajet e kësaj përballjeje.


10/09/2019 22:49-Statistikat e ndeshjes

Anglia Kosova
5Gola3
14Goditje totale8
9Brenda kuadratit3
5Jashtë kuadratit4
1Bllokada2
6Goditje nga këndi0
1Pozita jashtë loje2
58%Posedimi42%
0Kartonë të verdhë6
0Kartonë të kuq0

10/09/2019 22:49-Situata në Grupin A pas kësaj xhiroje

grupi 1

10/09/2019 22:40-Përfundon ndeshja

Me rezultat 5-3, Anglia ka fituar kundër Kosovës në St Mary's Stadium të Southamptonit, në ndeshjen e vlefshme për Grupin A kualifikues për 'Euro 2020'.

AngliKosove (Foto: Clive Mason/Getty Images/Guliver)

10/09/2019 22:37

90' Minuta e fundit e kohës së rregullt. Vështirë të ndryshohet rezultati, por skuadra tregoi zemër duke mos u dorëzuar deri në fund.

10/09/2019 22:32

87' Superdalje nga Celina, i cili bëri gjithçka vet, por i mungoi vetëm saktësia dhe topi përfundoi pranë shtyllës.

10/09/2019 22:31

86' Tjetër pritje e mrekullueshme nga Arijanet Muriqi, mbron goditjen e Rashford.

10/09/2019 22:30

85' Florent Hasani debuto në ndeshjen kundër Anglisë. Inkuadrohet në vend të autorit të dy golave, Valon Berisha.

10/09/2019 22:29

85' Kosova është në disavantazh prej dy golash, ndërkohë që po afrohet fundi i takimit.

10/09/2019 22:18

73' Fat i madh për Kosovën, Sterling godet shtyllën pas devijimit nga Aro Muriqi.

10/09/2019 22:15

71' Goditje e lirë për Anglinë që përfundon jashtë portës së Muriqit. Disa raste të tjera për vendasit kalojnë me fat të mirë për 'Dardanët'.

10/09/2019 22:10-Penallti për Anglinë, por aty është ARO MURIQI!

63' Ndërhyrje e lehtë që ndëshkohet me penallti. Harry Kane merr përgjegjësinë, por Arijanet Muriqi e ndal goditjen e tij!!!

HarryKanepenallti (Foto: Clive Mason/Getty Images/Guliver)

AmirRrahmanipenallti (Foto: Clive Mason/Getty Images/Guliver)

10/09/2019 22:04

59' Anil Rashkaj zë vendin e Idris Vocës.

10/09/2019 21:58-Penallti për Kosovën, shënon Muriqi

55' Vedat Muriqi e nxori penalltinë dhe e mori vet përgjegjësinë dhe shënoi nga pika e bardhë. Rezultati është 5-3.

VedatMuriqigolangli (Foto: Clive Mason/Getty Images/Guliver)

10/09/2019 21:53-Nuk dorëzohet Kosova

49' Valon Berisha shënon golin e dytë kundër Anglisë. Ai bën gjithçka mirë dhe e dërgon topin në rrjetë.

10/09/2019 21:52

48' Shans tjetër për Anglinë, por Muriqi intervenon për të mbrojtur.

ArijanetMuriqangli (Foto: Clive Mason/Getty Images/Guliver)

10/09/2019 21:48-Fillon pjesa e dytë

Ka nisur pjesa e dytë e ndeshjes ndërmjet Anglisë dhe Kosovës. Vendasit janë në epërsi prej 5-1 nga pjesa e parë.

10/09/2019 21:42-Statistikat e pjesës së parë

AngliaKosova
5Gola1
7Goditje totale4
5Brenda kuadratit1
2Jashtë kuadratit3
0Bllokada2
3Goditje nga këndi0
0Pozita jashtë loje1
58%Posedimi42%
0Kartonë të verdhë1
0Kartonë të kuq0

10/09/2019 21:33-Përfundon pjesa e parë

Me rezultat 5-1 për vendasit, është mbyllur pjesa e parë e takimit ndërmjet Anglisë dhe Kosovës që zhvillohet në St Mary's Stadium të Southamptonit.

10/09/2019 21:31-Epërsi e lartë për vendasit

45'+1 Kosova pëson edhe golin e pestë, autor sërish Jadon Sancho.

https://twitter.com/RouteOneTweets/status/1171507414807375873

10/09/2019 21:29-Anglia shënon golin e katërt

44' Anglia krijon epërsi të lartë. Jadon Sancho e realizoi golin e katërt për nikoqirët.

10/09/2019 21:26

41' Disa përpjekje të Kosovës për ta ngushtuar rezultatin, por përfundojnë pa sukses.

10/09/2019 21:24-Bernard Challandes ndëshkohet për reagimin e tij

Trajneri i Kosovës, Bernard Challandes, është ndëshkuar me karton të verdhë për reagimin e tij për shkak të mos ndaljes së lojës nga anglezët.

gjyqatri Gjyqtari Felix Zwayer (Foto: Clive Mason/Getty Images/Guliver)

10/09/2019 21:23-Autogol nga Vojvoda

38' Mërgim Vojvoda shënon autogol. Pas një përplasjeje mes Alexander-Arnold dhe Alitit, ky i fundit mbeti i lënduar, mirëpo lojtarët anglezë nuk e ndalën lojën dhe shënuan, pasi topin e krosuar ulët nga Sancho, e dërgoi në portë Vojvoda.

10/09/2019 21:22

37' Goditje e jashtëzakonshme e Vojvodës nga largësia, mirëpo topi përfundoi jashtë portës.

10/09/2019 21:20

35' Të zgjedhurit e Challandes përpiqen t'i bllokojnë aksionet e kundërshtarëve, të cilët bëjnë lojë shumë ofensive.

FlorentmuslijaSterling Florent Muslija dhe Raheem Sterling (Foto: Clive Mason/Getty Images/Guliver)

10/09/2019 21:16

31' Goditje nga distanca e Valon Berishës që u ndal nga portieri Pickford.

10/09/2019 21:14-Statistikat pas 30 minutave të para

Anglia Kosova
2Gola1
3Goditje totale1
2Brenda kuadratit1
1Jashtë kuadratit0
0Bllokada0
2Goditje nga këndi0
0Pozita jashtë loje0
68%Posedimi32%
0Kartonë të verdhë0
0Kartonë të kuq0

10/09/2019 21:08

23' Vazhdon presioni i vendasve, që prodhojnë rrezik të vazhdueshëm.

10/09/2019 21:06

21' Rast i mirë për ta barazuar rezultatin, por Muriqi nuk arrin të devijojë.

10/09/2019 21:04-Anglia në epërsi

19' Anglia shënon golin e dytë. Harry Kane realizoi golin e epërsisë për Tre Luanët.

HarryKanekosova Harry Kane duke festuar golin (Foto: Clive Mason/Getty Images/Guliver)

10/09/2019 21:02

16' Pas një daljeje të Kosovës që nuk përfundoi me aksion të ndërtuar mirë, u rikthye Anglia me kundërsulm, porse gjithçka përfundoi mirë.

10/09/2019 20:58

13' Harkim i ulët nga Vojvoda, por bllokohet në zonë, nuk arrin të depërtojë.

10/09/2019 20:56

11' Vazhdon presioni i anglezëve, ndërkohë loja zhvillohet në gjysmëfushën tonë. Tjetër goditje nga këndi për Anglinë.

10/09/2019 20:53-Barazohet rezultati

8' Barazohet rezultati.Reagim i shpejtë i nikoqirëve, të cilët shënojnë përmes Raheem Sterling.

https://twitter.com/STREQM1/status/1171497489578385408

Angliagoli 1 (Foto: Clive Mason/Getty Images/Gulive)

Angliagoli 2 (Foto: Clive Mason/Getty Images)

10/09/2019 20:50

5' Anglia përpiqet të bëjë presion para zonës së Kosovës, ndërkohë që lojtarët tanë detyrohen të mbrohen.

10/09/2019 20:46-Goooooool... fillim ëndrrash për Kosovën

1' Kalojnë 35 sekonda dhe Kosova është në epërsi. Një gabim në fazën defensive të Tre Luanëve dhe Vedat Muriqi shfrytëzoi duke asistuar te Valon Berisha, i cili me qetësi realizoi.

https://twitter.com/LIVEGOALS8/status/1171495796283363328

10/09/2019 20:44-Fillon ndeshja

Fillon superndeshja ndërmjet Anglisë dhe Kosovës, e vlefshme për fazën kualifikuese për 'Euro 2020'.

Stadiumi St Mary's në Southampton është arena e kësaj përballjeje, e cila padyshim se është më e madhja në histori të vendit tonë.

10/09/2019 20:33-Presidenti i Federatës angleze e ka nderuar presidentin Agim Ademi me trofeun e "Tre Luanëve"

Presidenti i Federatës së Futbollit të Anglisë, Greg Clarke në drekën zyrtare e ka nderuar presidentin Agim Ademi me trofeun e "Tre Luanëve".

10/09/2019 20:25-Arsyeja pse Anglia luan ndaj Kosovës në stadiumin e Southamptonit dhe jo në Wembley

Federata e Futbollit të Anglisë ka vendosur që në këto kualifikime kombëtarja e tyre t’i zhvillojë përballjet në të gjitha stadiumet e vendit.

Anglezët janë nikoqir të ‘Dardanëve’ në ndeshjen që fillon në ora 20:45 në stadiumin ‘St. Mary’s Stadium’ të Southamptonit.

Në ndeshjet e kaluara si dhe në ato të kualifikimeve për Kupën e Botës, Anglia kishte luajtur ndaj Kosta Rikës në miqësore në vitin e kaluar në stadiumin e Leicesterit, ‘King Power Stadium’.

10/09/2019 20:19-Tifozët e Kosovës të gatshëm për atmosferë

AngliKosovetifozet 1 (Foto: Clive Mason/Getty Images/Guliver)

AngliKosovetifozet 2 (Foto: Clive Mason/Getty Images/Guliver)

AngliKosovetifozet 3 (Foto: Clive Mason/Getty Images/Guliver)

AngliKosovetifozet 4 (Foto: Clive Mason/Getty Images/Guliver)

AngliKosovetifozet 5 (Foto: Clive Mason/Getty Images/Guliver)

AngliKosovetifozet 6 (Foto: Clive Mason/Getty Images/Guliver)

AngliKosovetifozet 7 (Foto: Clive Mason/Getty Images/Guliver)

10/09/2019 20:09-Lojtarët kanë nisur nxehjen

Fubtollistët kanë hyrë në fushën e stadiumit St Mary's të Southamtonit, ku janë duke bërë përgatitjet e fundit para fillimit të ndeshjes.

10/09/2019 20:01-Lojtarët anglezë duke inspektuar fushën

10/09/2019 19:35-Motivim para ndeshjes

10/09/2019 19:21-Formacionet zyrtare

Anglia: Pickford, Alexander-Arnold, Chilwell, Rice, Keane, Maguire, Sterling, Henderson, Kane, Barkley, Sancho.

Banka rezervë e Anglisë: Heaton, Gomez, Mount, Wilson, Mings, Oxlade-Chamberlain, Pope, Trippier, Maddison, Winks, Rashford, Rose.

Kosova: A. Muriqi, Vojvoda, Rrahmani, Haliti, Hadergjonaj, Voca, Halimi, Muslia, Berisha, Celina, V. Muriqi.

Banka rezervë e Kosovës: Kryeziu, Zhegrova, Rashani, Nuhiu, Ujkani, Dresevic, Bernard Berisha, Raskaj, Bekaj, Leart Paqarada, Hasani.

formacion i kosove

pu (Foto: uefa.com)

10/09/2019 19:18-Futbolli i bashkon njerëzit, tifozët e Kosovës dhe të Anglisë bëhen bashkë në Southampton

10/09/2019 19:14-St Mary’s Stadium, arena e përballjes Angli-Kosovë

10/09/2019 19:13-Tifozët e Kosovës në Southampton

10/09/2019 19:07-Rezultatet në pesë ndeshjet e fundit

ndeshjet (Foto: uefa.com)

10/09/2019 19:04-Trajneri i Anglisë pret një sfidë krejtësisht ndryshe ndaj Kosovës

Trajneri i Anglisë, Gareth Southgate, pret një qasje krejtësisht tjetër në ndeshjen kundër Kosovës që zhvillohet sonte (e martë) St Mary's Stadium të Southamptonit.

"Do të jetë një stil krejtësisht ndryshe i lojës. Kosova do të bëjë shumë presion, do të angazhohet shumë, do të rrezikojë më tepër në sulm në krahasim me ndeshjen e të shtunës (ndaj Bullgarisë). Ndoshta do të na jepet më shumë hapësirë për të luajtur përpara. Çfarëdo që kemi mësuar nga e shtuna, këtu do të jetë një sfidë krejtësisht tjetër".

garethsouthgate Gareth Southgate (Foto: Julian Finney/Getty Images/Guliver)

10/09/2019 18:59-Situata në Grupin A

grupi1 (Foto: uefa.com)

10/09/2019 18:57-The Sun sjell formacionin e jashtëzakonshëm të Kosovës, po të luanin edhe Xhaka, Shaqiri, Mehmedi dhe të tjerët

kos 3 (Foto: The Sun)

10/09/2019 18:52-Përshkrimi bazë i UEFA-s për ndeshjen Angli-Kosovë

Dy liderët e Grupit A takohen në Southampton
Këto skuadra ndeshen për herë të parë
Anglia nuk ka humbur në 42 ndeshje kualifikuese radhazi
Kosova i ka zhvilluar 15 ndeshje rresht pa humbje

10/09/2019 18:40-Xhaka dhe Ajeti vizituan Kosovën para ndeshjes me Anglinë

Dy yjet shqiptarë të Ligës Premier, Granit Xhaka dhe Albijan Ajeti e kanë vizituar ekipin e Kosovës para ndeshjes me Anglinë.

xhaka1 (Foto: Facebook/Federata e Futbollit e Kosovës - Football Federation of Kosova)

10/09/2019 18:29-Rita Ora përfshihet në frymën sportive, i uron fat Kosovës në ndeshjen ndaj Anglisë

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, është përfshirë në frymën sportive të ndeshjes ndërmjet Kosovës dhe Anglisë.

Gjatë ditës së martë është shpërndarë një fotografi nga paslufta (në vitin 1999), ku shihen ushtarët britanikë duke luajtur futboll në një lagje të Prishtinës, me djelmoshat që sapo ishin kthyer në shtëpitë e tyre.

Ndërkaq, përshtypje i ka bërë edhe këngëtares nga Kosova që jeton në Angli, Rita Ora, e cila e ka shpërndarë në profilin e saj në InstaStory me mbishkrimin: "Me fat".

good (Foto: InstaStory/ritaora)

10/09/2019 18:09-Bleacher Report Football me disa foto dhe statistika e tregon ecurinë prefekte të Kosovës

Kosova do të luajë ndaj Anglisë, sot nga ora 20:45, në ndeshjen e vlefshme për eliminatoret e Kampionatit Evropian.

Ecuria e Kosovës ka bërë bujë në mediat ndërkombëtare, ku ka 15 ndeshje pa humbje, 10 fitore dhe 5 barazime.

Një prej mediumeve që e ka paraqitur këtë ecuri perfekt të Kosovës është edhe Bleacher Report Football.

10/09/2019 18:04-Në ndërkohë, lajm i mirë për Kosovën dhe Werderin: Rashica rikthehet në stërvitje

Werder Bremeni ka marrë lajme fantastike nga Milot Rashica, pasi vushtrriasi është rikthyer në stërvitje. Ylli i Kosovës ishte për disa javë jashtë fushës, për shkak të lëndimit të pësuar, mirëpo tani duket se po i afrohet rikthimit.

10/09/2019 18:00-Pesë lojtarët e lënduar të Kosovës

Hekuran Kryeziu, Herolind Shala, Milot Rashica, Arbër Zeneli dhe Benjamin Kololli do t'i mungojnë Kosovës ndaj Anglisë.

10/09/2019 17:59-Dukja e St Mary's Stadium të Southamptonit

saints

saints2

10/09/2019 17:53-Tifozët e Kosovës tubohen në Londër, pastaj nisen për në Southampton

kos1 2

kos2 1

10/09/2019 17:50-Formacioni i mundshëm i Kosovës

formacion i kosove