Shqipëria ka siguruar pikën e parë në Euro 2024, duke barazuar 2-2 me Kroacinë në kuadër të Grupit B.
Telegrafi ju mbanë të informuar në kohë real për çdo gjë rreth kësaj ndeshje.
Kaq nga ne për ndeshjen mes Shqipërisë dhe Kroacisë. Për t’i lexuar të gjitha lajmet e tjera për Euro 2024 klikoni këtu…
“Prandaj njerëzit e duan futbollin, është plot emocione, nuk e di se çfarë të pret” – Kramaric përshkruan ndeshjen ndaj Shqipërisë
Shqipëria dhe Kroacia ndan pikët pas një barazimi dramatik 2-2 në ndeshjen e dytë të fazës së grupeve për Euro 2024.
Golashënuesi i Kroacisë, Andrej Kramaric, ka thënë se futbollit është i bukur fal këtyre ndeshjeve, siç ishte kjo ndaj Shqipërisë.
“Faleminderit për kartolinën e ditëlindjes, por do të isha më i lumtur nëse do t’i merrnim të tre pikët. Ky është futbolli. Pësuam një gol në sekondat e fundit pasi ishim shumë më mirë në pjesën e dytë. Më vjen keq që nuk ia dolëm”.
“E merituam një pikë, ndaj Spanjës pse jo për fitore” – autori i golit Qazim Laçi flet pas ndeshjes me Kroacinë
Shqipëria barazoi me Kroacinë me rezultatin 2-2 në ndeshjen e dytë të Grupit B teksa pas ndeshjes foli autori i golit të parë, Qazim Laçi.
Mesfushori ka thënë se Shqipëria e meritonte minimalisht një pikë ndaj kroatëve.
Sylvinho shpërthen në emocione për barazimin dramatik me Kroacinë
Përzgjedhësi i Shqipërisë, Sylvinho është shprehur shumë krenar me paraqitjen e lojtarëve në barazimin 2-2 me Kroacinë.
“Shumë, shumë i kënaqur me barazimin, me shpirtin e garës, sakrificën e lojtarëve në fushë. Kjo na përfaqëson neve”.
Asani harron menjëherë Kroacinë, tregon planin anti-Spanjë
Jasir Asani zhvilloi një ndeshje shumë të mirë kundër Kroacisë, ku dha edhe asistin e golit të parë.
Në deklaratën e dhënë pas barazimit 2-2, sulmuesi i djathtë i Kombëtares u shpreh se me pak fat mund të kishin fituar edhe pikët e plota.
“E kishim analizuar shumë mirë Kroacinë. E nisëm shumë mirë, kishim 2-3 raste për golin e dytë në pjesën e parë”, ka deklaruar fillimisht Asani.
Miks emocionesh për Kluas Gjasulën – heroi i Shqipërisë paralajmëron Spanjën
Autogol dhe gol për Klaus Gjasulën në Kroaci-Shqipëri 2-2, takimi i dytë i Kombëtares në Euro 2024.
Mesfushori foli pas ndeshjes në Hamburg, ku ndër të tjera tha se është ditë e bukur the historike për të.
“Ishte shumë e vështirë në minutat e para që u futa. Desh Zoti që më dha shansin të shënoja golin. Ditë e bukur dhe historike për mua”, deklaroi Gjasula.
Notat e lojtarëve, Shqipëri 2-2 Kroaci: Strakosha yll te kuqezinjtë, Kramaric te kroatët
Shqipëria ka siguruar pikën e parë në Euro 2024, duke barazuar 2-2 me Kroacinë në kuadër të Grupit B.
Qazim Laçi dhe Klaus Gjasula i shënuan golat për kuqezinjtë, ndërsa Andrej Kramaric dhe një autogol i tanëve ishin golat e kroatëve.
Sa i përket notave të skuadrave, Shqipëria mori notën mesatare prej 6.88, ndërsa Kroacia si skuadër kishte notën 7.24.
Lojtari më i mirë në ndeshje nga SofaScore doli të ishte portieri kuqezi Thomas Strakosha me notën 8.5.
Qazim Laçi me 7.8, Ylber Ramadani dhe Berat Gjimshiti me notat 7.1 po ashtu kishin paraqitje pozitive.
Mbyllet ndeshja
90+3′ Çfarë rasti për të barazuar. Gjuajtja e Mirlind Dakut bllokohet nga mbrojtja kroate.
Gjashtë minuta shtesë
89′ Arbër Hoxha gjuan bukur, por Dominik Livakovic mbron me shumë mund.
66′ Aksion i bukur i Shqipërisë, Bajrami gjuan, por jashtë.
Nis pjesa e dytë
Mbyllet pjesa e parë
45+2′ Përfundon pjesa e parë, Kroaci – Shqipëri 0-1
45+1′ Manaj pranë golit, godet bukur me kokë por intervenon Livakovic.
29′ Hysaj rrezikon me një gjuajtje të fortë, por shkon mbi portë
25′ Kroacia ka marrë iniciativën pas golit të epërsisë të Shqipërisë, por mbrojtja e Shqipërisë është në nivel