Stadiumi “Fadil Vokrri”ishte arena e një tjetër ndeshjeje të zjarrtë të Përfaqësueses së Kosovës në rrugëtimin për ‘Euro 2020’.
Republika e Çekisë ishte kundërshtari i radhës i skuadrës sonë në ndeshjen kualifikuese në Grupin A, që njëherësh është edhe rival i drejtpërdrejtë për pozitën e dytë në grup. Dhe skuadra jonë shënoi suksesin e radhës duke fituar me rezultat 2-1.
Kosova nuk njeh humbje në 15 ndeshje radhazi dhe të zgjedhurit e Bernard Challandes do të shpresojnë për një kualifikim në Kampionatin Evropian.
Telegrafi ju ka mbajtur të informuar në kohë reale për të gjitha detajet e fitores së rëndësishme të Përfaqësueses së Kosovës.
Lojtarët dalin në fushë
Gjithçka gati për të filluar ndeshja, intonohen himnet e të dyja Përfaqësueseve.
Jemi liderë, situata aktuale në Grupin A
Statistikat e ndeshjes
Kosova | Republika Çeke | |
2 | Gola | 1 |
8 | Goditje totale | 9 |
4 | Brenda kuadratit | 4 |
4 | Jashtë kuadratit | 5 |
2 | Bllokada | 2 |
10 | Goditje nga këndi | 3 |
1 | Pozita jashtë loje | 0 |
45% | Posedimi | 55% |
1 | Kartonë të verdhë | 2 |
0 | Kartonë të kuq | 0 |
Përfundon ndeshja, triumfon Kosova me një lojë spektakolare
Nuk ndalet Kosova. Skuadra jonë e ka regjistruar suksesin e radhës në Grupin A duke e marrë edhe lidershipin.
Po zhvillohen minutat shtesë, Kosova pranë fitores.
89′ Solo aksion nga Valon Berisha që fatkeqësisht nuk përfundon me gol.
87′ Anil Rashkaj inkuadrohet në lojë në vend të Besar Halimit.
85′ Vazhdon presioni i mysafirëve, devijon Aro Muriqi.
84′ Sërish shpëtohet porta. Kësaj radhe në vend ishte Hadërgjonaj për ta larguar topin.
82′ Dalje e gabuar e portierit Aro Muriqi, mirëpo në momentin e fundit, Fidan Aliti e hoqi topin nga vija fatale duke shpëtuar golin e barazimit.
81′ Muriqi shpërdoron një kundërsulm të mirë të skuadrës sonë.
77′ Kosova vazhdon të prodhojë rrezik, por mungon konkretizimi.
69′ Një aksion i pashfrytëzuar për ta shënuar golin e tretë.
Goooool, Kosova në epërsi
66′ Një skemë për t’u lavdëruar dhe Kosova kalon në epërsi. Valon Berisha asistoi te Mërgim Vojvoda, i cili realizoi me të majtën.
60′ Vedat Muriqi tregohet përsëri i rrezikshëm, por bllokohet goditja e tij. Menjëherë pas, rrezikon Amir Rrahmani. Nuk ndalet Kosova dhe Bersant Celina dërgon një supergoditje përmbi portë.
57′ Kosova po shkon gjithnjë e më përpara. Merr një goditje nga këndi që nuk shfrytëzohet.
56′ Edon Zhegrova lëshon fushën, debuton Florent Muslija.
55′ Të dyja skuadrat përpiqen të ndërtojnë aksione në përpjekje për ta fituar ndeshjen.
51′ Largohet Elbasan Rashani, në vend të tij Valon Berisha.
Fillon pjesa e dytë
46′ Ka nisur pjesa e dytë dhe menjëherë kundërshtarët rrezikuan. Theksojmë që rezultati është barabartë (1-1) pas golave nga Patrik Schick (16′) dhe Vedat Muriqi (20′).