
- 20/11/2018 22:34-Përfundon ndeshja: KOSOVA 4-0 Azerbajxhani
- 20/11/2018 22:32
- 20/11/2018 22:32
- 20/11/2018 22:30
- 20/11/2018 22:27
- 20/11/2018 22:25
- 20/11/2018 22:22
- 20/11/2018 22:17-HET-TRIK ZENELI
- 20/11/2018 22:17
- 20/11/2018 22:15
- 20/11/2018 22:14
- 20/11/2018 22:13
- 20/11/2018 22:10
- 20/11/2018 22:08
- 20/11/2018 22:02-E pandalshme Kosova, 3-0
- 20/11/2018 22:00
- 20/11/2018 21:57
- 20/11/2018 21:51-GOOOOOOL, Kosova 2-0 Azerbajxhani
- 20/11/2018 21:35-Statistikat e pjesës së parë
- 20/11/2018 21:31-Përfundon pjesa e parë: Kosova 1-0 Azerbajxhani
- 20/11/2018 21:30
- 20/11/2018 21:27
- 20/11/2018 21:26
- 20/11/2018 21:21
- 20/11/2018 21:18
- 20/11/2018 21:14
- 20/11/2018 21:13
- 20/11/2018 21:12
- 20/11/2018 21:09
- 20/11/2018 21:08
- 20/11/2018 21:05
- 20/11/2018 21:04
- 20/11/2018 21:02
- 20/11/2018 20:59
- 20/11/2018 20:55
- 20/11/2018 20:51
- 20/11/2018 20:50
- 20/11/2018 20:46-SuperGOOOOOL
- 20/11/2018 20:45-Starton ndeshja Kosovë-Azerbajxhan
- 20/11/2018 20:40-Gjithçka gati për të filluar ndeshja
- 20/11/2018 20:29-Ndeshjet që zhvillohen sot në Ligën e Kombeve
- 20/11/2018 20:16
- 20/11/2018 20:12
- 20/11/2018 20:06-Lojtarët kanë zbritur në fushën e stadiumit "Fadil Vokrri"
- 20/11/2018 19:51-Brenda stadiumit "Fadil Vokrri"
- 20/11/2018 19:45-Lista zyrtare e formacioneve
- 20/11/2018 19:42
- 20/11/2018 19:40-Tifozët e Përfaqësueses janë nisur për në stadiumin "Fadil Vokrri"
- 20/11/2018 19:26-Formacionet zyrtare Kosovë-Azerbajxhan
- 20/11/2018 18:29-Përgatitjet e fundit në stadium
- 20/11/2018 18:21-Kosova për ta shkruar historinë në stadiumin ‘Fadil Vokrri’
- 20/11/2018 18:16-Fjalët e ish-përzgjedhësit Bunjaku për ndeshjen kryesore të Kosovës
- 20/11/2018 18:06-Përgatitjet që i bëri Challandes me skuadrën në seancën e fundit stërvitore
- 20/11/2018 18:00-Komenti i Valon Berishës për ndeshjen ndaj Maltës
- 20/11/2018 17:56-Konferenca për shtyp e trajnerit të Kosovës, Bernard Challandes
- 20/11/2018 17:54-Deklarata e trajnerit të Azerbajxhanit
Kosova zhvilloi ndeshjen më të rëndësishme deri më tani në Ligën e Kombeve. Skuadra e parë ishte nikoqire e Azerbajxhanit në stadiumin "Fadil Vokrri" në Prishtinë, ku fitoi me rezultat 4-0.
Telegrafi ju ka mbajtur të informuar në kohë reale dhe drejtpërdrejt për secilin detaj në lidhje me këtë përballje jashtëzakonisht të rëndësishme të Përfaqësueses së Kosovës.
20/11/2018 22:34-Përfundon ndeshja: KOSOVA 4-0 Azerbajxhani
Arritje historike për Kosovën në Ligën e Kombeve. Përfaqësuesja jonë e ka përfunduar në vend të parë fazën grupore në Grupin 3 të Ligës D.
Nga gjashtë ndeshje të zhvilluara, Kosova ka regjistruar katër fitore dhe dy barazime, dhe mban vendin e parë në grup me 14 pikë.

20/11/2018 22:32
90' Tri minuta lojë shtesë dhe pritet fishkëllima e fundit për festën e madhe.
20/11/2018 22:32
12.532 tifozë e shijuan këtë superfitore.
20/11/2018 22:30
88' Përpjekje të dështuara të mysafirëve për ta shënuar golin e nderit. Por, Arijaneti dëshiron ta mbyllë debutimin e tij pa pranuar gol.
20/11/2018 22:27
85' Besar Halimi zë vendin e Valon Berishës. Hekuran Kryeziu merr shiritin e kapitenit.
20/11/2018 22:25
83' Nuk ngopet Kosova. Rrezikon sërish përmes Kolollit, nga një rast i krijuar nga talenti zhegrova.
20/11/2018 22:22
80' Zhegrova tregohet i rrezikshëm në këto minuta, nxjerr gjuajtje të lirë në afërsi të zonës. Gjuajtja e Benjamin Kolollit përfundon mbi rrjetë.
20/11/2018 22:17-HET-TRIK ZENELI
76' Edhe një herë është Arbër Zeneli. Një asistim i bukur nga largësia dhe numri 10 kompleton het-trikun. Tashmë festa mund të fillojë.
https://www.dailymotion.com/video/x6xildd
20/11/2018 22:17
75' Me të hyrë në lojë Zhegrova krijoi rast për Nuhiun që nuk u shfrytëzua në mënyrën më të mirë.
20/11/2018 22:15
74' Edon Zhegrova inkuadrohet në vend të Milot Rashicës që përcillet me duartrokitje.
20/11/2018 22:14
Krahas simboleve shtetërore, në stadiumin "Fadil Vokrri" nuk mungon edhe flamuri kombëtar shqiptar.
20/11/2018 22:13
71' Kosova nuk heq dorë nga ndërtimi i aksioneve dhe rrezikimi i portës kundërshtare, derisa mbrohet me shumë sukses.
20/11/2018 22:10
67' Atdhe Nuhiu inkuadrohet në vend të Vedat Muriqit.
20/11/2018 22:08
66' Lojtarët e Kosovës vazhdojnë të jenë të vëmendshëm, derisa portieri Muriqi bën një tjetër pritje për të treguar cilësitë e tij.
20/11/2018 22:02-E pandalshme Kosova, 3-0
61' Gjuajtje e lirë. Harkim fantastik nga Benjamin Kololli. Amir Rrahmani shënoi me kokë.
https://www.dailymotion.com/video/x6xikhb
20/11/2018 22:00
58' Tjetër aksion rreziku i krijuar nga Milot Rashica, i cili harkoi në zonë, ndërsa topi u kthye te Herolind Shala, i cili provoi nga largësia.
20/11/2018 21:57
55' Kontroll mahnitës i lojës nga lojtarët e skuadrës sonë.
20/11/2018 21:51-GOOOOOOL, Kosova 2-0 Azerbajxhani
50' Me të filluar gjysma e dytë, Kosova shënon edhe golin e dytë. Vedat Muriqi asiston dhe Arbër Zeneli sërish i pagabueshëm.
https://www.dailymotion.com/video/x6xijwr
20/11/2018 21:35-Statistikat e pjesës së parë
Kosova ka epërsinë tejet të rëndësishme me rezultat 1-0 pas pjesës së parë ndaj Azerbajxhanit në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Klikoni për ta lexuar LAJMI I PLOTË për statistikat e pjesës së parë.


20/11/2018 21:31-Përfundon pjesa e parë: Kosova 1-0 Azerbajxhani
45' Ka përfunduar me epërsi prej 1-0 pjesa e parë e takimit ndërmjet Kosovës dhe Azerbajxhanit.
Goli fantastik i Arbër Zenelit e bën diferencën pas 45 minutash. Për më shumë, Kosova e dominoi pjesën e parë të kësaj sfide.
20/11/2018 21:30
44' Rashica ndalet me ndërhyrje të palejuar dhe vjen kartoni i verdhë për Abdullayev.
20/11/2018 21:27
42' Një shans fantastik për skuadrën tonë, por ndalet goditja e Kolollit.
20/11/2018 21:26
40' Pritje e jashtëzakonshme e Arijanet Muriqit në tentimin e parë drejt portës së tij.
20/11/2018 21:21
36' Një dalje përpara e azerëve, mirëpo akoma asnjë rrezik për portën e Arijanet Muriqit.
20/11/2018 21:18
33' Lojë mbresëlënëse në mesfushën e Kosovës, nga ku fillojnë të gjitha aksionet e lojtarëve tanë.
20/11/2018 21:14
29' Goditje direkte e Valon Berishës nga gjuajtja e lirë që preku rrjetën e jashtme.
20/11/2018 21:13
28' Edhe një goditje dënimi për Përfaqësuesen e Kosovës në afërsi të zonës kundërshtare.
20/11/2018 21:12
27' Ndërpritet një aksion i Zenelit që do të prodhonte shumë rrezik.
20/11/2018 21:09
24' Vazhdon paraqitja e mirë e lojtarëve tanë në fazën defensive duke e mbajtur larg rrezikut portën e Arijanet Muriqit.
20/11/2018 21:08
23' Vazhdon epërsia e Kosovës nga goli i Arbër Zeneli.
20/11/2018 21:05
20' Një moment rreziku që u evitua nga lojtarët e Kosovës para zonës.
20/11/2018 21:04
19' Kosova vazhdon ta kontrollojë lojën duke e mbajtur larg kundërshtarin, ndërkohë që krijon vazhdimisht raste të rrezikshme.
20/11/2018 21:02
17' Tjetër aksion i Kosovës që ndalet para zonës kundërshtare.
20/11/2018 20:59
14' Kosova tregohet edhe një herë e rrezikshme, pir finalizimi nuk ishte i duhuri.
20/11/2018 20:55
9' Si gjithmonë, minuta e nëntë shkon për numrin legjendar 9, Fadil Vokrri dhe duartrokitjet e publikut.
20/11/2018 20:51
7' Mërgim Vojvovda tregohet fantastik në mbrojtje.
20/11/2018 20:50
5' Gjuajtje e lirë për Kosovën. Harkon Valon Berisha, por nuk prodhon rrezik.
20/11/2018 20:46-SuperGOOOOOL
2' Me të filluar ndeshja, Kosova kalon në epërsi. Arbër Zeneli pranoi një top nga Benjamin Kololli dhe shënoi me një goditje fantastike që u ndal në rrjetën kundërshtare.
https://www.dailymotion.com/video/x6xihl8
20/11/2018 20:45-Starton ndeshja Kosovë-Azerbajxhan
Shpresojmë në fitoren TONË!
20/11/2018 20:40-Gjithçka gati për të filluar ndeshja
Intonohen himnet para fillimit të ndeshjes ndërmjet Kosovës dhe Azerbajxhanit.
20/11/2018 20:29-Ndeshjet që zhvillohen sot në Ligën e Kombeve
Të gjitha përballjet e sotme në Ligën e Kombeve:
20/11/2018 20:16
Derisa po afrohet koha e fillimit të ndeshjes, është shtuar intensiteti i futbolldashësve që presin të hyjnë në stadiumin "Fadil Vokrri".
20/11/2018 20:12
Asistenti Muharrem Sahiti thotë se vendimi për inkuadrimin e Arijanet Muriqit ishte që t'i shohin cilësitë e portierit të ri.

20/11/2018 20:06-Lojtarët kanë zbritur në fushën e stadiumit "Fadil Vokrri"
20/11/2018 19:51-Brenda stadiumit "Fadil Vokrri"
Stadiumi "Fadil Vokrri" po mbushet para ndeshjes ndërmjet Kosovës dhe Azerbajxhanit që fillon nga ora 20:45.
20/11/2018 19:45-Lista zyrtare e formacioneve
Formacionet zyrtare: Kosovë-Azerbajxhan
20/11/2018 19:42
Valon Berisha është kapiten i Përfaqësueses së Kosovës në ndeshjen kundër Azerbajxhanit, kjo për faktin se Samir Ujkani është në bankën rezervë.
20/11/2018 19:40-Tifozët e Përfaqësueses janë nisur për në stadiumin "Fadil Vokrri"
Përkundër shiut dhe motit jo të mirë, stadiumi "Fadil Vokrri" ka nisur të mbushet.
20/11/2018 19:26-Formacionet zyrtare Kosovë-Azerbajxhan
Formacioni zyrtar i Kosovës: A. Muriqi, Aliti, Shala, Kryeziu, Rashica, Zeneli, Rrahmani, V. Berisha, Vojvoda, Kololli, V. Muriqi.
Formacioni zyrtar i Azerbajxhanit: S. Agayev, Garayev, Pashayev, Medvedev, Huseynov, А. Abdullayev, Nazarov, Dadasov, Madatov, Richard Almeida, Khalilzade.

20/11/2018 18:29-Përgatitjet e fundit në stadium
Dardanët janë të gatshëm për spektaklin në stadiumin "Fadil Vokrri".
https://twitter.com/kosovanfooty/status/1064915338607898624
20/11/2018 18:21-Kosova për ta shkruar historinë në stadiumin ‘Fadil Vokrri’
Kosova është një hap larg historisë në ndeshjen kundër Azerbajxhanit në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, për ndeshjen që konsiderohet si ‘finalja’ e Grupit 3 në Ligën D.
Në një përmbledhje, Telegrafi ka sjellë ecurinë e Kosovës në Ligën e Kombeve, si edhe vendimet dhe sukseset e trajnerit.
20/11/2018 18:16-Fjalët e ish-përzgjedhësit Bunjaku për ndeshjen kryesore të Kosovës
Albert Bunjaku ka thënë se do të jetë një ndeshje mjaft fizike, ku fitorja arritja e fitores do të jetë e vështirë.
Tutje ai bëri analizë edhe për fituesit e secilit dhe se cili do të ishte kundërshtari më i vështirë i Kosovës.
20/11/2018 18:06-Përgatitjet që i bëri Challandes me skuadrën në seancën e fundit stërvitore
Ditë më parë, para ndeshjes kundër Azerbajxhanit (që zhvillohet sonte nga ora 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri”në kryeqytet), Kosova mbajti seancën e fundit stërvitore.
Përzgjedhësi Bernard Challand bashkë me shtabin teknik u fokusuan në skemat e mundshme të lojës dhe gjetjen adekuate të njëmbëdhjetëshit startues.
20/11/2018 18:00-Komenti i Valon Berishës për ndeshjen ndaj Maltës
Në konferencën për shtyp para ndeshjes ndaj Azerbajxhanit, mesfushori Valon Berisha ka thënë se kundërshtari është favorit.
20/11/2018 17:56-Konferenca për shtyp e trajnerit të Kosovës, Bernard Challandes
Ditë më parë, përzgjedhësi i Kosovës, Bernard Challandes, ka folur në konferencë për shtyp para ndeshjes ndaj Azerbajxhanit.
20/11/2018 17:54-Deklarata e trajnerit të Azerbajxhanit
Trajneri i Azerbajxhanit, Gurban Gurbanov, është shprehur i vetëdijshëm që ekipit të tij i duhet vetëm fitorja, por theksoi që mundësitë për kualifikim janë të barabarta.































































